Lajme
Debat në Zvicër: Deputetët kritikojnë ushqimin e importuar për ushtrinë
Vendimi për të furnizuar ushtarët me ushqime kryesisht nga Estonia ka nxitur reagime të ashpra, me deputetët që kërkojnë mbështetje më të madhe për prodhuesit vendas
Vendimi i ushtrisë zvicerane për të furnizuar ushtarët me ushqime të importuara, kryesisht nga Estonia dhe pjesërisht nga Italia, ka shkaktuar reagime të forta në skenën politike, përcjell albinfo.ch.
Sipas autoriteteve ushtarake, kjo praktikë synon uljen e kostove, por një numër deputetësh e kanë kritikuar ashpër këtë qasje, duke argumentuar se po dëmton bujqësinë vendase.
Deputeti i Partisë së Qendrës, Markus Ritter, u shpreh i zhgënjyer nga ky vendim.
“Jemi shumë të zhgënjyer që ushqimi vendas nuk konsiderohet më mjaftueshëm i mirë për ushtrinë zvicerane”, tha ai.
Edhe deputeti i Partisë Popullore Zvicerane (SVP), Mauro Tuena, e cilësoi vendimin si një goditje për prodhuesit vendas.
“Shtimi i ushqimit estonez në menunë e ushtarëve zviceranë është asgjë më pak se një shuplakë për bujqësinë zvicerane dhe produktet e saj cilësore”, deklaroi Tuena.
Debati ka rikthyer në qendër të vëmendjes çështjen e mbështetjes së prodhuesve vendas dhe përdorimit të produktev e zvicerane në institucionet publike, veçanërisht në ushtri. /Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike












