Kosova
Data kur do të publikohen rezultatet përfundimtare të regjistrimit të popullsisë në Kosovë
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka njoftuar se është caktuar data e konferencës për shpalljen e rezultateve të para përfundimtare të Regjistrimit të Popullsisë (ReKos2024).
Sipas njoftimit, shpallja e rezultateve të para përfundimtare do të bëhet me organizmin e një konference që planifikohet të mbahet më 19 dhjetor 2024, transmeton albinfo.ch.
“Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) gjatë kësaj periudhe njëmujore do të angazhohet maksimalisht në përgatitjen e të dhënave të para përfundimtare dhe publikimin e tyre në një periudhë rekorde brenda 7 muajshe që nga përfundimi i Regjistrimit të Popullsisë në terren. Ndërkohë që, raportet tematike do të vazhdojnë të publikohen edhe gjatë vitit 2025”, thuhet në njoftim.
Sipas statistikave preliminare të publikuara katër muaj më parë, Kosova ka 1,586,659 banorë.
E-Diaspora
-
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë Një shqiponjë në qafë nuk e bën dikë më pak të integruar. Ashtu si një gol... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet













