Integrimi
“Darka e Lamës” në Austri
Festa e “Darkës së Lamës” një nga festat origjinale shqiptare qysh nga kohët më të lashta u organizua për të gjashtën herë nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare në Diasporë, Dega Austri, nën kujdesin e kryetarit Ylli Blakaj.
Rrjeti i bizneseve, krahas punës së vazhduar për forcimin e firmave shqiptare në diasporë përmes bashkëpunimit midis tyre, jep kontribut konkret në ruajtjen e traditave më të mira të kulturës shqiptare.
Në festimet ishin të ftuar dhe morën pjesë përfaqësues të Rrjetit nga Italia dhe Gjermania, si dhe anëtarë nga qytete të ndryshme të Austrisë, transmeton “ATSH”.
Këtë vit, festën e “Darkës së Lamës” në Vjenë, e nderoi me pjesëmarrjen e tij, kryetari i Nderit i Rrjetit Global të Bizneseve shqiptare, Lazim Destani dhe kryetari i komunës Vushtrri, Xhafer Tahiri, përcjell albinfo.ch.
Ishin të ftuar dhe përshëndetën të pranishmit Ambasadorët e Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Shqipërisë me seli në Vjenë, Sami Ukelli dhe Roland Bimo.
Pas prezantimit të sukseseve të rrjetit për Austrinë, u dorëzuan çmimet tradicionale të mirënjohjes për firmat më të suksesshme.
“Darka e Lamës” i shërben më së miri forcimit të lidhjeve dhe bashkëpunimit të anëtarëve të Diasporës, si në fushën e biznesit, ashtu edhe traditave dhe kulturës kombëtare.
Ambasadori Bimo pasi falënderoi Blakaj dhe Rrjetin e bizneseve për mbështetjen e pakursyer që i kanë dhënë në mënyrë të veçantë organizimit të javëve të kulturës dhe të Vitit të Kulturës Austri Shqipëri, i bëri thirrje të pranishmëve të marrin pjesë aktive në përgatitjen e Samitit të Dytë të Diasporës, që organizohet 1 dhe 2 mars 2019 në Tiranë nën kujdesin e kryeministrit Edi Rama dhe të kontribuojnë në suksesin e atij Samiti.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër Në "Kino Kosova" është shfaqur edhe filmi "The Land within", i regjisorit shqiptaro-zviceran Fisnik Maxville (Maxhuni),...
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
“Kino Kosova”: Një realitet filmik i shikuar nga perspektiva femërore
-
Krasniqi sonte rikthehet në ring, përballet me boksierin portugez
Jeta në Austri
-
Cila është vaksina e rriqrave në Austri dhe a duhet ta merrni atë? Me rritjen e temperaturave dhe fillimin e sezonit të rriqrave, cila është vaksina e Austrisë ndaj...
-
Si të mos ‘përplaseni’ nga një tren austriak i mbipopulluar?
-
Çfarë më lejohet të bëj në ballkonin tim në Austri?
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?