Futboll
Dardanët të gatshëm për duelin ndaj Sllovenisë
“Jemi të vetëdijshëm për cilësitë e tyre. Jemi gati. Nesër është ndeshje shumë e rëndësishme dhe synimi jonë është fitorja”, u shpreh Foda
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda dhe sulmuesi Vedat Muriqi kanë folur para ndeshjes në Slloveni.
Foda: Në ndeshjen e parë të dyja skuadrat luajtën mirë, me kujdes. Detajet do ta vendosin ndeshjen e dytë. Ekipi që do të jap më shumë në fushë do të fitojë. Detajet do të vendosin
Amiri i ka zhvilluar tri ndeshje të plota me skuadrën e Napolit. Është pak i ngarkuar, por ndikimi i tij në fushë është i rëndësishëm. Prania e tij në mbrojtje jep siguri. Presim që të jetë kështu edhe në ndeshjen e nesërme
Sheshko është lojtar shumë i rëndësishëm tek ekipi i Sllovenisë. Sllovenia ka edhe disa lojtarë tjerë të rëndësishëm. Përtej cilësisë individuale, Sllovenia ka lojë shumë të mirë ekipore.
E kemi analizuar ndeshjen që e kemi luajtur në fushën tonë. Kemi analizuar edhe ndeshjet e tjera të Sllovenisë. Jemi të vetëdijshëm për cilësitë e tyre. Jemi gati. Nesër është ndeshje shumë e rëndësishme dhe synimi jonë është fitorja.
Do të shohim nesër se si do të rrjedhë loja. Edon Zhegrova në ndeshjet e fundit ka luajtur më shumë, rreth 30 minuta luajti në ndeshjen e fundit. Pavarësisht se si do të shkojë loja do të marrim edhe vendimin.
Të gjithë lojtarët në mbrojtje kanë luajtur mirë. Ne kemi mundësi të shumta. Janë të gjithë të gatshëm për lojë. Të gjithë janë të rëndësishëm. I kam parë edhe në stërvitje paraprakisht. Kjo është më e rëndësishmja. Ne duhet të zgjedhim vetëm 11 lojtarë për ndeshje. E rëndësishme është që janë të gatshëm për lojë, jo vetëm qendërmbrojtësit, kjo më gëzon mua si trajner”
Vedat Muriqi: “Me mbrojtje dhe me kundërsulme po shpresojmë dhe besojmë që do ta ndëshkojmë Slloveninë dhe të shpresojmë të kualifikohemi në Kupën e Botës
Jam sulmues dhe si unë që shpresoj, ashtu edhe e gjithë shqiptaria shpreson të shënojë. Jemi 100 për qind të gatshëm për lojë. Gjithmonë kam thënë se gola për mua nuk ka rëndësi, rëndësi ka fitorja e ekipit. Sidomos me Kombëtare. Por nëse shënoj golin e fitores, nuk besoj se do të ketë ndonjë njeri më të lumtur se unë.
Normalisht, tabela momentalisht tregon që momentalisht ka bërë më mirë se Sllovenia, prandaj jemi katër pikë para Sllovenisë. Ata kanë treguar vetëbesim para mediave, por edhe ne jemi ambicioz. Megjithatë, për ne e rëndësishme është ta sigurojmë plejofin e më pas të shohim se çfarë do të ndodhë.
Nëse kualifikohemi, shpresoj që edhe atje të shënojmë gol. Kur më pyete për premtimin se çfarë do të bëj nëse do të kualifikohemi, e di se e kishe për t’i prerë flokët. Por jo, kjo nuk do të ndodh. Më vjen keq”.
E-Diaspora
-
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare Talenti me rrënjë shqiptare vazhdon ngjitjen në arenën ndërkombëtare të boksit, duke fituar titullin prestigjioz në... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA
Jeta në Austri
-
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë Shkalla e kalueshmërisë së provimeve të integrimit A2 dhe B1 në Austri ka rënë nën 50%.... -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë












