Bota
Danimarka rivendos kontroll kufitar me Suedinë
Danimarka do të rivendosë përkohësisht kontrollet në kufijtë e saj me Suedinë, pas një varg krimesh të dhunshme në Kopenhagë, për të cilat autoritetet daneze theksojnë se janë kryer nga autorët prej Suedisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kontrollet gjashtëmujore, duke filluar nga e marta, do të bëhen në Urën Oresund midis Kopenhagës dhe qytetit suedez të Malmös dhe gjithashtu në portet e trageteve, përcjell albinfo.ch.
Që nga shkurti, në Kopenhagë ka pasur 13 shpërthime. Autoritetet besojnë se një shpërthim i 6 gushtit në Agjencinë e Taksave të Danimarkës “u krye nga kriminelët që kishin kaluar kufirin nga Suedia”. Dy shtetas suedezë janë në paraburgim.
Ministri i Drejtësisë, Nick Haekkerup, është shprehur se një vrasje e dyfishtë e 25 qershorit, ku dy shtetas suedezë u qëlluan për vdekje në periferi të Kopenhagës, “ishte një përballje midis bandave nga Suedia”.
Të shtunën, një djalë 15-vjeçar u qëllua për vdekje dhe një adoleshent tjetër u plagos rëndë në Malmö.
E-Diaspora
-
Gjuha shqipe në Zvicër, tema qendrore e numrit më të ri të revistës albinfo.ch Numri më i ri i revistës albinfo.ch, i cili nga sot është në duart e lexuesve,...
-
Itali
Arrestohet shqiptari në Itali, kishte mbi 1 kg kokainë në makinë
-
Panairi Gjergj Kastrioti Skënderbeu, bashkon më shumë se 100 shoqata në Nju-Jork
-
Një shqiptaro-zvicerane ambicioze, në Kancelarinë Federale të Zvicrës
-
Thun
Jehon kënga e vallja shqipe në sheshin e qytetit Thun
Jeta në Austri
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri Austria sheh rritje të papunësisë ndërsa ekonomia dobësohet, foshnja e vogël lëndohet pas rënies nga dritarja...
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?
-
Pse Austria renditet kaq keq në indeksin për lirinë e shtypit?
-
Nomadët digjitalë: Kush mund të punojë në distancë në Austri?
-
Lajmet kryesore të Austrisë për këtë të enjte