Shkurt.ch
Dallimet në paga, Zvicra diku nga mesi i listës
Dallimi në mes të pagës më të vogël dhe asaj më të madhe, që simbolikisht në hapësirën gjermane quhet “Lohnschere” (gërshërët e pagës) është kudo i madh, edhe në vendet që kanë mirëqenie të dalluar të popullatës.
Sipas një studimi të realizuar nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) në më shumë se 30 vende anëtare të saj, del se në Danimarkë “gërshërët e rrogave janë më së paku të hapura”. Që nënkuptohet se ky shtet ka dallimet më të vogla në mes të pagave të larta dhe atyre të ulëta.
Janë edhe në numër vendesh të Evropës së Mesme dhe të Veriut si Sllovakia, Sllovenia, Norvegjia dhe Islanda që po ashtu kanë më pak dallime në mes të pagave, konstaton studimi i përendur i OECD-së.
Ndërsa dallimet më të mëdha, gjegjësisht vendet ku pabarazia është më e madhe janë shtetet si Kili, Meksika, SHBA dhe Turqia. Zvicra llogaritet ndër vendet me “gërshërë” mesatare të pagave.
Gjermania dhe Austria radhiten po ashtu rreth “mesit të artë” në këtë listë.
Sipas studimit. në Gjermani dhjetë për qind më të pasurit zotërojnë pothuaj 60 për qind të pasurisë neto të vendit. Kjo vlerë është mbi mesataren e OECD-së që është 50%, bën me dije OECD. Nga ana tjetër 60 përqindëshi i të varfërve zotërojnë gjithsej 6 për qind të pasurisë!
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











