Shkurt.ch
Cyrihu vendos për mos publikimin e etnisë së delikuentëve
A duhet përmendur përkatësinë nacionale të personave që kanë kryer delikte të ndryshme apo jo, kjo është çështja për të cilën janë zënë këshilltarët e asamblesë së Cyrihut. Shefja e grupit parlamentar të SP-së, Min Li Marti, ai i të gjelbërve liberalë Samuel Duno dhe gjashtë këshilltarë tjerë kanë bërë një mocion përmes të cilit kanë kërkuar që të hiqet dorë nga theksimi i nacionalitetit, përveç në raste të jashtëzakonshme, shkruan nzz.ch. Marti shpreh dyshimin se transparenca në këtë kontekst do të sillte ndonjë të mirë në dobi të ndjekjes së krimit.
Ajo çka arrihet sipas saj është vetëm thellimi i paragjykimeve dhe pengimi i jë debati serioz mbi shkaqet e kriminalitetit.
Në seancën që ka pasur asambleja, ka fituar qëndrimi i bartësve të mocionit: 72 kanë qenë pro dhe 46 kundër. Por këtij vendimi i ka paraprirë një debat i ashpër dhe i polarizuar në mes të dy grupacioneve. Mauro Tuena i SVP-së ka kundërshtuar zëshëm këtë mocion duke e quajtur atë madje tendencë të të majtës për censurë. Ai madje ka kërcënuar me mundësinë e publikimit të nacionalitetit në rast se policia e qytetit nuk e bën këtë. Sepse, ka thënë ai, faktet nuk mund të ndryshohen, e ato dëshmojnë për pjesëmarrje të lartë të të huajve në statistikat e kriminalitetit.
Në krah të Tuenës kanë qenë edhe këshilltarët nga CVP dhe FDP. Markus Hungerbühler (CVP) me këtë rast ka thënë se mediet ashtu ose kështu do ta zbulojnë nacionalitetin e kriminelëve. Ndërsa Marc Bourgeois (FDP) ka shtuar se fshehja e identitetit të kryesve të veprave penale në instancë të fundit shkon në dobi të ekstremizmit te djathtë.
Ndërkaq mbrojtësit e mocionit kanë thënë se një rregullim i tillë, i mostheksimit të prejardhjes etnike ka qenë deri në vitin 2000 dhe askënd nuk e ka penguar.
E-Diaspora
-
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare Talenti me rrënjë shqiptare vazhdon ngjitjen në arenën ndërkombëtare të boksit, duke fituar titullin prestigjioz në... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA
Jeta në Austri
-
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë Shkalla e kalueshmërisë së provimeve të integrimit A2 dhe B1 në Austri ka rënë nën 50%.... -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë











