Skip to content

Cyrihu, duke filluar nga sot, shkëlqen nën dritat festive të Krishtlindjes

Nga ora 16 është hapur tregu kryesor i Krishtlindjes para Shtëpisë së Operës ose në Bellevue ndërsa në orën 18 janë ndezur dritat festive në Bahnhofstrasse

Sonte, në orën 18.00 në rrugën Bahnhofstrasse të Cyrihut, rruga kryesore e metropolit zviceran janë ndezur dritat festive të Krishtlindjes. Për të parë dritat “Lucy”, kështu quhet sistemi i dritat të cilat prej më shumë se dhjetë vitesh krijojnë atmosferën festive në Bahnhofstrasse kishin ardhur me mijëra qytetarë duke krijuar kështu një tollovi në pjesën qendrore të qyteti.

Shumë policë janë mobilizuar për të mbajtur rendin ndërsa tramvajët që qarkullojnë në arterjen kryesore të Cyrihut është dashur të devijojnë rrugën, raporton albinfo.ch.

Disa orë para ndezjes së dritave, festa e para Krishtlindjes ka filluar ndërkohë në disa pika të qytetit. Nga ora 16 është hapur tregu kryesor i Krishtlindjes ai në sheshin Sechseläutenplatz, para Shtëpisë së Operës ose në Bellevue.

Me një petk festiv, me mbi njëqind stenda dhe shtëpiza të dekoruara që ofrojnë ushqime, pije etj., ky treg këtë vit ka sjellë një sërë risishë, përfshirë dhe ndryshimin e emrit, nga “Weihnachtdorf (fshati i Krishtlindjes) në Bellevue Noël (Krishtlindja në Bellevue). Në qendër të tregut është vendosur “Kurora e Adventit”, një godinë kolosle prej druri, ku mund të hyhet brenda dhe e cila shkëlqen.

Krahas me të është hapur edhe tregu i Krishtlindjes në Stacionin kryesor hekurudhor të qytetit, edhe ky me një numër të madh stendash dhe me një ofertë shumë të pasur ushqimesh, pijesh, suveniresh dhe argëtimi.

Tregjet e Krishtlindjes në Cyrih, ashtu sikurse edhe në shumë qytete të tjera të Zvicrës do të qëndrojnë të hapura deri më 23 dhjetor.

albinfo.ch ju sjell atmosferën që ka mbretëruar sot, në ditën e parë të hapjes së tregjeve të Krishlindjes dhe të ndezjes së dritave festive në Cyrih.

Fotot: albinfo.ch