Shkurt.ch
CVP/PDC miraton “Manifestin për të ardhmen e Zvicrës”
Ministrja Leuthard ka thënë se nuk mund të shikohet me indiferencë ajo që po ndodh me refugjatët gjithandej nëpër botë
CVP/PDC (Partia Kristiane Popullore e Zvicrës) po e mban sot kuvendin e saj veror në Le Chable të kantonit Valis. Në këtë kuvend ajo ka miratuar dokumentin e ashtuquajtur “Manifesti për të ardhmen e Zvicrës”, ku, veç tjerash shpaloset qëndrimi partisë për vazhdimin e rrugës bilaterale të raporteve të Zvicrës me BE-në. Në manifest po ashtu kërkohen masa për sigurimin e vendeve të reja të punës dhe për një “politikë të fortë të azilit”.
Me këtë rast ministja federale Doris Leuthard e cila vjen nga kjo parti, është shprehur e brengosur me tragjeditë më të reja të refugjatëve. Ajo ka thënë se nuk mund të shikohet me indiferencë ajo që po ndodh me refugjatët gjithandej nëpër botë dhe së fundi edhe në Evropë, duke iu referuar tragjedisë më të re që ndodhi para dy ditëve në Austri.
Leuthard ka sjellë në kujtesë të të pranishmëve se shumica e madhe e refugjatëve të botës nuk ikin drejt perëndimit por janë strehuar në vendet fqinje të shteteve ku mbretërojnë kriza dhe konflikte luftarake. Por të gjithë, edhe Zvicra, duhet të ballafaqohen me krizën e refugjatëve dhe të ndihmojnë ata, ka thënë ministrja.
Në kuvend ka marrë pjesë edhe ministri austriak i punëve të jashtme, Sebastian Kurz i cili vjen nga partia simotër e CVP-së në Austri, ÖVP. Në fjalën e tij Kurz është angazhuar për një shpërndarje më të drejtë të refugjatëve në shtetet e Evropës.
CVP gjatë muajve të fundit ka bërë bujë të madhe me inkuadrimin e një numri të konsiderueshëm të shqiptarëve në garën e saj për Parlamentin Nacional.
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











