Shkurt.ch
Çmimin “Prix Courage” e fiton Erna Niedermann
Në mesin e 7 të kandiduarve ka qenë edhe bashkatdhetari ynë, Senat Iseni, 28 vjeçar nga Tetova
Siç ishte paralajmëruar, sonte në Cyrih në një mbrëmje spektakli në organizi të revistës “Beobachter” është bërë ndarja e çmimit për guxim qytetar, “Prix Courage” për vitin 2015. Çmimi i është ndarë gruas 70 vjeçare Erna Niedermann nga Flawili (kantoni St. Gallen). Ajo ka shpëtuar dy vajza refugjate që po mbyteshin në lumin Thur. Niedermann ka thënë për mediet zvicerane se nuk e konsideron veten notare të mirë por në çastin vendimtar kishte guxuar të vepronte dhe në këtë mënyrë t`i shpëtonte dy jetë.
Çmimi “Prix Courage Neneration” që është një çmim plotësues, për të rinj, i themeluar vitin e kaluar u është ndarë vajzave Franzisca Gartenmann dhe Lara Twerenbold nga Erlenbach-u dhe nga Cyrihu. Ato, si gjimnaziste kanë themeluar një shoqatë pë mbështetjen e fëmijeve në nevojë në Laos të Lindjes së Largët.
Fitueses së çmimit kryesor i takon edhe shuma prej 15 mije frangash ndërsa fitueseve të çmimit për të rinj, merr 3000 franga.
Në mesin e 7 të kandiduarve ka qenë edhe bashkatdhetari ynë, Senat Iseni, 28 vjeçar nga Tetova, me qënrim në Cyrih. Senati, më 16 dhjetor 2014 kishe shpëtuar nga vdekja e sigurt një person të dehur i cili kishte rënë në binarë ndërkohë që treni po afrohej me shpejtësi.
Ndarja e çmimit “Prix Courage” bëhet me votime përmes internetit dhe mesazheve telefonike si dhe me votën e një jurie.
E-Diaspora
-
Në Mal të Zi sekuestrohet Mercedes-i i drejtuar nga një kosovar, kërkohej nga Suedia Mercedes-i u ndalua në kufirin e Malit të Zi pasi rezultoi se ishte në kërkim nga... -
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë Trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, shprehu pakënaqësi për gjendjen e terrenit në Prishtinë para ndeshjes ndaj... -
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës”












