Bota
Çmimi i naftës bie në nivelin më të ulët për më shumë se një vit
Çmimet e naftës ranë me mbi 4 për qind dje, në një nivel të ulët për më shumë se një vit, pas shqetësimeve mbi tepricën e furnizimit dhe kërkesën e ulët.
Rënia e çmimeve të naftës u ndikua gjithashtu nga rënia e tregjeve të aksioneve në botë, pas vendimit të Fed për të rritur normat e interesit, raportoi Reuters, përcjell albinfo.ch.
Nafta amerikane (WTI) ishte më e lirë në një kohë për 2.35 dollarë për fuçi, ose 4.9 për qind, me një çmim prej 45.82 dollarë, ndërsa nafta tjetër “Brent” ishte më e lirë me 2.60 dollarë, ose 4.5 për qind, në 54.64 dollarë për fuçi, më e ulët që nga shtatori 2017.
Organizata e vendeve eksportuese të naftës (OPEC) dhe prodhuesit e tjerë të naftës ranë dakord të ulin prodhimin me 1.2 milionë fuçi në ditë këtë muaj, në një përpjekje për të rritur çmimet.
Megjithatë, shkurtimet nuk do të realizohen deri në muajin e ardhshëm, ndërkohë që është regjistruar një rekord në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusi dhe Arabi Saudite, gjë që ka ulur çmimet e naftës.
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA Turneu në SHBA ishte pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Ansamblit “Trojet” për promovimin e folklorit... -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas










