Bota
Çmimi i arit vazhdon të rritet
Që para një muaji çmimi i arit tejkaloi kufirin e 3000 dollarëve, duke reflektuar një kërkesë të shtuar nga investitorët
Në dy dekadat e fundit, vlera e arit është rritur me 620 për qind, që do të thotë se, nëse në 2005 kishit blerë 10.000 euro ar, sot vlera e tij do të ishte 72.000 euro. Kjo rritje e konsiderueshme ka bërë që shumë qytetarë të zgjedhin arin si alternativë ndaj kursimeve tradicionale në banka, të cilat shpesh nuk ofrojnë mbrojtje të mjaftueshme ndaj inflacionit.
Që para një muaji, çmimi i arit tejkaloi kufirin prej 3.000 dollarësh, duke reflektuar një kërkesë të shtuar nga investitorët.
Ekspertët parashikojnë një rritje të mëtejshme të çmimit të arit: disa sugjerojnë se, deri në fund të vitit 2025, ai mund të arrijë në 3.300 dollarë për onzë, dhe deri në vitin 2030 mund të shkojë deri në 7.000 dollarë për onzë (e barabartë me 28,3 gram ar), shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Çmimi i arit ka arritur rekorde të reja, pasi po rritet shqetësimi për një luftë tregtare mes SHBA-së dhe Kinës. Analistët paralajmërojnë se kjo paqëndrueshmëri mund të zgjasë derisa të qartësohen marrëdhëniet mes dy ekonomive më të mëdha në botë. Investitorët po ndjekin me kujdes hapat e ardhshëm të qeverive amerikane dhe kineze, veçanërisht njoftimet e reja lidhur me politikat doganore.
Sipas llogaritjeve të Shoqatës së Kompanive të Minierave WGC, ari u shtrenjtua më shumë se 28 për qind vitin e kaluar për shkak të kërkesës së fortë nga bankat qendrore dhe investitorët gjatë periudhës së tensioneve gjeopolitike. Bankat qendrore do të vazhdojnë të blejnë ar edhe këtë vit, sipas vlerësimeve të WGC në dhjetor. Kina ka blerë ar për katër muaj radhazi në shkurt, sipas të dhënave nga banka qendrore.
E-Diaspora
-
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave Në një vilë luksoze në Pfäffikon, me pishinë, tavane tre metra të larta dhe mobilie të... -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi












