Shkurt.ch
Çmimet në Zvicër, 61.5% më të larta se në BE
Jetesa më e volitshme në raportin në mes të çmimeve dhe pagave në mesin e shteteve evropiane duket të jetë në Gjermani
Në Zvicër jetohet dukshëm më shtrenjtë se në të gjitha vendet e BE-së. Ndërsa jetesa më e volitshme në raportin në mes të çmimeve dhe pagave në mesin e shteteve evropiane duket të jetë në Gjermani. Por në kuptimin absolut, çmimet sigurisht janë më të ulëta në disa shtete tjera. Kur jemi brenda BE-së, këto shtete janë Polonia dhe Çekia, shkruan handeszeitung.ch.
Ndërsanga shtetet jashtë BE-së në fund të listës janë Shqipëria dhe Maqedonia.
Siç ka bërë sot me dije Zyra Federale për Statistikë, e Gjermanisë, shpenzimet e konsumit, nga ushqimi deri te banimi në këtë vend janë për 3.6 për qind mbi mesataren e BE-së, transmeton albinfo.ch. Ndërsa në vendet tjera fqinje me Gjermaninë, kjo diferencë është dukshëm më e madhe. Kështu, në Austri ajo është plus 6.6%, në Francë plus 8.1%, në Belgjikë plus 9.1%, në Holandë plus 10.6%, në Luksemburg plus 23.7% dhe më e madhja diferenca e kostos në krahasim me mesataren e BE-së është në Luksemburg, plus 38.7%.
Në anën e poshtme të listës prijnë Polonia me minus 47% dhe Çekia me minus 34.5% në krahasim me mesataren e BE-së.
Por, shteti më i shtrenjtë është jashtë BE-së dhe ai është, pa dilemë, Zvicra, përcjell albinfo.ch. Këtu, për mbushjen e një shporte standarde mallrash duhet paguar 61.5% më shumë se në mesataren e BE-së. Pas Zvicrës vjen Islanda me plus 47% dhe Norvegjia me plus 39.6%.
E-Diaspora
-
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike Gjin Lipa po tërheq vëmendjen në muzikë, në lidhje prej më shumë se një viti me... -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit -
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës
Jeta në Austri
-
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave Orari i zgjatur i hapjes së pishinave në katër pishina të jashtme vjeneze fillimisht ishte vetëm... -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë












