Kosova
Cirkut të Shqipërisë i hiqet statusi kombëtar, paralajmërohen protesta
"Jemi të vendosur të protestojmë e të reagojmë deri në fund, që nga bojkotimi i shfaqjeve e deri në javën që vjen e deri në grevat e urisë"
Ndryshimi i ligjit për Artin do ti lërë pa status aktorët e Cirkut Kombëtar. Me miratimin e ndryshimeve në ligj e ardhmja e cirkut është bërë tejet e paqartë. Pos kësaj problem ky institucion ka edhe me truallin ku është i vendosur.
Artistët e Cirkut Kombëtar në një konferencë për media kanë paralajmëruar protesta nëse Ministria e Kulturës nuk gjen ndonjë zgjidhje për ta. Artistët thanë se, edhe pse kanë kërkuar sqarim nga ana e Ministrisë së Kulturës, nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
“Si mund ta citojë Këshilli i Ministrave ‘Cirkun e Tiranës’ pa marrë një vendim Parlamenti, për heqjen e këtij statusit kombëtar? Jemi të vendosur të protestojmë e të reagojmë deri në fund, që nga bojkotimi i shfaqjeve e deri në javën që vjen e deri në grevat e urisë.
Artistët e Cirkut janë të vendosur që statusin kombëtar nuk e lëshojnë. Ne në ministri na kanë thënë se nuk kanë fonde të na mirëmbajnë”, ka deklaruar kryetari i Sindikatës të Artistëve të Cirkut, Julian Kazazi.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











