Autotech
Cilat janë dëmet nga cigaret elektrike
Studimi synon të matë ndikimin e cigareve elektronike në zemër, enët e gjakut, mushkëritë dhe trurin
Një studim i ri është i fundit për të treguar ndryshimet në funksionin kardiovaskular pas avullimit të lëngjeve të përdorura në cigaret elektronike, megjithëse në këtë rast, ato lëngje nuk përmbajnë as nikotinë.
Studimi i botuar në revistën “Radiology”, arriti në përfundimin se avulli ndikon përkohësisht në funksionimin e enëve të gjakut tek njerëzit e shëndetshëm.
Duke përdorur skanimet e MRI, studiuesit zbuluan ndryshime në rrjedhën e gjakut brenda arteries femorale në këmbë pas vetëm një përdorimi.
Studiuesit nuk mund të përcaktojnë ende se cili përbërës kimik mund të jetë përgjegjës për ndryshimet që vëzhguan, transmeton Scan.
“Pas disa minutash, gjithçka normalizohet. Dikush mund të thotë, punë e madhe, asgjë nuk ndodh”, tha autori i studimit Felix Ë. Ëehrli, profesor i shkencës radiologjike dhe biofizikës në Shkollën e Mjekësisë Perelman të Universitetit të Pensilvania, përcjell albinfo.ch.
“Por nëse dikush e përdor rregullisht”, vazhdoi Ëehrli, ekziston mundësia që me kalimin e kohës gjërat të mos kthehen në normalitet aq lehtë.
Studimi synon të matë ndikimin e cigareve elektronike në zemër, enët e gjakut, mushkëritë dhe trurin.
Shija e cigareve elektronike kishte efekte toksike, duke përfshirë mbijetesën më të dobët të qelizave dhe shenjat e rritjes së inflamacionit. Studimi zbulon se aromat e cigareve elektrike mund të dëmtojnë qelizat kardiovaskulare.
Dr. Robert Jackler një tjetër studiues tha se një numër i kimikateve të përdorura nga industria e aromave mund të jenë të sigurta kur thithen përmes zorrëve, por ne ende nuk e dimë ndikimin që ata mund të kenë në mushkëri gjatë një periudhe të gjatë kohore.
“Nuk ka dyshim në mendjen time që avulli është më i sigurt se pirja e duhanit konvencionale,” tha Jackler, “por kjo nuk do të thotë se është e sigurt.”
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












