Shqipëria
Cilat ishin tërmetet më shkatërruese në Shqipëri?
Shqipëria këtë mëngjes është goditur nga një tërmet i rëndë prej 6.4 shkallës. Deri tash raportohet për 20 të vdekur. Por cilat ishin tërmetet më shkatërruese në Shqipëri?
10 tërmetet më të fuqishme që kanë goditur Shqipërinë janë regjistruar zyrtarisht duke nisur nga viti 1851, kur si pasojë e lëkundjeve në Berat humbën jetën 400 persona dhe shumë të tjerë u plagosën.
Dëmet materiale qenë të mëdha. 4 vite më vonë në verën e 1855 tërmeti godet Shkodrën dhe rrethinat e saj.
Në 22 dhjetor të 1919, lëkundjet tronditin zonën e Leskovikut dhe Konicës dhe zonat kufitare me Greqinë, nuk ka të dhëna për viktima, por dëmet janë të mëdha.
Një vit më vonë, është radha e Elbasanit, ku regjistrohet një tërmet, i cili shkakton 14 viktima mbi 300 të plagosur dhe shumë shtëpi të shkatërruara.
Në 30 mars të 1921, lëkundjet ndjehen në Peshkopi dhe Dibër të Madhe nuk ka të dhëna për dëme në njerëz, por dhjetëra shtëpi janë rrënuar. Katër vite pas çlirimit, në gusht të 1948, zona e Shkodrës preket nga tërmeti, 1 i vdekur dhe 27 të plagosur, dëmet janë të mëdha ku ndër të tjera ka dëmtime te shtrati i Bunës.
Në 1 shtator të 1959, tërmeti përfshin zonën e Myzeqesë. Në total janë dëmtuar 944 shtëpi, ndërkohë që shkatërrohen shumë objekte të tjera.
Pas 8 vitesh një tërmet i fortë trondit zonën e Librazhdit dhe Dibrën e Madhe në Maqedoni. Raportohet për 12 të vdekur dhe 174 të plagosur, mbi 6,336 ndërtesa të shkatërruara.
Me 15 prill të 1979 një tërmeti 8 ballë, i shkallës rihter godet Shkodrën duke shkaktuar viktima dhe dëme. Fatkeqësisht 40 persona humbën jetën në Shkodër dhe Lezhë, u dëmtuan mbi 17 mijë shtëpi dhe objekte social-kulturore. Tërmeti i fundit i fortë është regjistruar në Tiranë në janar të 1988, ku dëmet kryesore janë raportuar në Arbanë dhe Petrelë. Listës iu shtua dhe tërmeti i 21 shtatorit të këtij viti me dëme në Tiranë e Durrës, shkruan insajderi, përcjell albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut Sopranoja shqiptare falënderoi dirigjentin, ekipin artistik dhe Operën e Cyrihut pas përfundimit të produksionit “Così fan... -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













