Bota
Cila është gjuha më e përshtatshme për Inteligjencën Artificiale
Frëngjishtja renditet e dyta me 87%, e ndjekur nga italishtja me 86% dhe gjuha spanjolle me 85
Nga 26 gjuhë të ndryshme, polonishtja rezulton të jetë më efektive për komandimin e modeleve të inteligjencës artificiale, ndërsa anglishtja renditet vetëm e gjashta, sipas një studimi të Universitetit të Maryland dhe Microsoft.
“Eksperimenti ynë solli disa rezultate surprizuese. Së pari, anglishtja nuk performoi më mirë në të gjitha modelet; në fakt, renditej e gjashta nga 26 gjuhë kur u vlerësuan tekstet e gjata, ndërsa polonishtja rezulton të jetë gjuha udhëheqëse në këtë aspekt,” shkruhet në raportin e autorëve, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Një ekip studiuesish testoi mënyrën se si modelet kryesore të inteligjencës artificiale, duke përfshirë OpenAI, Google Gemini, Qwen, Llama dhe DeepSeek, reaguan ndaj të njëjtave udhëzime në shumë gjuhë të ndryshme. Rezultatet treguan se polonishtja kishte një saktësi mesatare prej 88% në kryerjen e detyrave.
“Sipas analizës, kjo është gjuha më e saktë për dhënien e komandave ndaj inteligjencës artificiale. Deri tani, polonishtja konsiderohej gjerësisht si një nga gjuhët më të vështira për t’u mësuar. Rezulton se njerëzit kanë vështirësi me të, por jo inteligjenca artificiale,” njoftuan burimet polake.
Sistemet e teknologjisë së re e kuptuan shumë mirë gjuhën polake, edhe pse korpusi i të dhënave në këtë gjuhë është dukshëm më i kufizuar sesa ai në anglisht ose kinezisht.
Nga ana tjetër, gjuha kineze performoi dobët, duke u renditur e katërta nga fundi ndër 26 gjuhët e testuara. Frëngjishtja renditet e dyta me 87%, e ndjekur nga italishtja me 86% dhe gjuha spanjolle me 85%. Më pas pozicionohet gjuha ruse, me një saktësi prej 84%, ndërsa anglishtja renditet e gjashta me 83.9%.
E-Diaspora
-
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës Nga 9 deri më 13 shtator, Berna do të jetë sërish nikoqire e festivalit Kino Kosova,... -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi














