Kuriozitete
Cila do të jetë e ardhmja e veturave elektrike?
Një konkurs i ri dizajni u përpoq të paraqiste se si mund të duket e ardhmja e rikarikimit të automjeteve elektrike.
Pak ditë më parë, gazeta Electric Autonomy shpalli fituesit e konkursit ndërkombëtar që kishte si qëllim të rikonceptonte stacionet e rikarikimit të automjeteve elektrike. Parkland, një kompani e shitjes me pakicë të karburantit dhe sponsori kryesor i konkursit, tha se po planifikonte të zbatonte projektin fitues në të paktën një stacion rikarikimi në British Columbia.
Tri projektet kryesore i konceptojnë stacionet e rikarikimit si destinacione, jo thjesht si vendndalime përgjatë rrugës. James Silvester, arkitekti kryesor në JAS Group dhe fituesi i konkursit, tha në një deklaratë për shtyp se ai e krijoi projektin si një hapësirë ”për t’u shijuar” dhe jo “thjesht një proces gjatë udhëtimit”.
Dizajni i Silvester ka një formë të zgjatur dhe përfshin disa elemente që e bëjnë projektin të qëndrueshëm, si për shembull, grumbullimi i ujit të shiut dhe përdorimi i energjisë diellore. Projekti mbështetet shumë te përdorimi i lëndës së drurit – si shenjë për një nga resurset kryesore të Kanadasë. Pjerrësia e çatisë është projektuar duke marrë parasysh klimën e ashpër kanadeze, ndërsa dritat të cilat punojnë me energji diellore e bëjnë stacionin të lehtë për t’u parë nga rruga.
Dizajni ka si qëllim t’u mundësojë shoferëve të pushojnë dhe të “rikarikohen” së bashku me automjetin, tha Silvester. Stacioni i rikarikimit do të përfshijë një qendër fitnesi, kopsht, galeri arti dhe një treg fermerësh. Ian White, nënkryetari i marketingut strategjik dhe inovacionit në Parkland, tha se qëllimi i konkursit të projektimit ishte të krijonte një dëshirë te drejtuesit e automjeteve që ta shndërrojnë procesin e lodhshëm nga 20 deri në 40 minuta të rikarikimit të mjetit, në një përvojë gjithëpërfshirëse dhe të këndshme.
Projektet e vlerësuara në vendin e dytë dhe të tretë kishin gjithashtu në fokus qëndrueshmërinë, si dhe ofrimin e argëtimit dhe të hapësirave të përbashkëta në stacionet e rikarikimit.
Projekti i renditur në vendin e dytë u krijua nga Selçuk Kişmir, arkitekt nga Stambolli, Turqia.
Ky stacion rikarikimi ka një dizajn rrethor dhe përfshin hapësira për shoferët për të punuar, si dhe për të luajtur në mjediset e jashtme me fëmijët.
Fituesi i vendit të tretë, Pavel Babiienko, arkitekt nga Berlini, tha se donte të krijonte një mjedis ku njerëzit të mund të pushonin dhe të shoqëroheshin me drejtuesit e tjerë të automjeteve elektrike, si dhe të kishin një hapësirë për të punuar dhe për të studiuar. Projekti i këtij stacioni përfshin një zonë lojërash në natyrë, si dhe një kafene.
Infrastruktura e stacioneve të rikarikimit përbën një pengesë të madhe për përhapjen në masë të automjeteve elektrike. Dominick Reuter nga Insider raportoi se një në pesë zotërues të automjeteve elektrike u kthye sërish te përdorimi makinave me benzinë, sepse rikarikimi i tyre ishte shumë i vështirë.
Gjatë verës, reporteri i CNBC, Brian Sullivan dhe redaktori i Axios, Dan Primack, zbuluan disa nga problemet me të cilat mund të përballen drejtuesit e automjeteve elektrike në rrugë – nga nevoja emergjente për stacione rikarikimi, deri te pritja 40 minuta në mot shumë të nxehtë për rikarikimin e makinës. Të dy shoferët arritën në përfundimin se mënyra më e mirë për t’i ndihmuar drejtuesit e mjeteve që të kalojnë te përdorimi i makinave elektrike do të ishte shndërrimi i stacioneve të rikarikimit në destinacione.
“Jepuni njerëzve një vend për të ndaluar, për të bërë Pazar – tha Sullivan. – Jepuni atyre mundësinë për të bërë diçka”. Duke rikonceptuar stacionet e rikarikimit në vend të dyfishimit të stacioneve të karburantit, kompanitë e automjeteve elektrike do të ndiqnin shembullin e Tesla-s.
Disa stacione rikarikimi të Tesla-s përfshijnë hapësira me bar-kafe, makineta për blerje dhe produkte të Tesla-s. CEO i kompanisë Tesla, Elon Musk, ka menduar madje që të ndërtojë një stacion rikarikimi me një restorant pranë tij. / Business Insider
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit Në gjysmën e parë të këtij viti, 17 për qind më shumë njerëz u natyralizuan në... -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas













