Lajme
Çifti zviceran, për të fituar WiFi falas, pagëzoi foshnjën me emrin e një kompanie
Një histori jo e zakonshme ka ndodhur këto ditë në Zvicër, ku një çift zviceran ka emëruar vajzën e tyre të vogël sipas një kompanie të internetit, për të përfituar shërbime falas të WiFi-së për 18 vjet, transmeton albinfo.ch.
Sipas mediave lokale zvicerane, çifti nga Graubünden, të cilët janë në të 30-tat e tyre, regjistruan emrin e vajzës si Twifia në certifikatën e saj të lindjes. Çifti, megjithatë, kërkoi anonimitet dhe refuzoi të zbulonte emrat e tjerë të fëmijës.
Gazeta zvicerane Blick citoi babanë e foshnjës Twifia të thoshte: “Ne duam të mbetemi anonim për ata që na rrethojnë, sepse nuk duam të justifikojmë veten për këtë. Sepse akuza për të shitur emrin e fëmijës sonë na goditi rëndë. Edhe ne kemi pak turp”.
Po ashtu çifti thuhet se ka planifikuar të përdorë paratë që kursen në faturën e tyre të internetit për të filluar një llogari kursimi për vajzën e tyre, të cilën ajo mund të përdorë më vonë.
Nga ana tjetër, ofruesi zviceran i internetit kishte thënë që shërbimi falas do të ofrohej për çdo familje që do të vendoste emrin e porsalindur Twifius nëse është djalë dhe Twifia nëse është vajzë, transmeton tutje albinfo.ch.
Sipas njoftimit të tyre, thuhet se shërbimi falas do të ofrohej derisa fëmija të arrijë moshën, d.m.th., 18 vjeç.
Për të përfituar nga shërbimi falas në internet, prindërit e të porsalindurit të quajtur pas kompanisë zvicerane të telekomit do të duhet të ngarkojnë një kopje të certifikatës së lindjes në faqen zyrtare të Twifi.
Oferta është ende aktive.
/Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Arrestohet shqiptari në Itali, kishte mbi 1 kg kokainë në makinë Raportohet se një 38-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga agjentë të policisë së Reggio Emilia...
-
Panairi Gjergj Kastrioti Skënderbeu, bashkon më shumë se 100 shoqata në Nju-Jork
-
Një shqiptaro-zvicerane ambicioze, në Kancelarinë Federale të Zvicrës
-
Thun
Jehon kënga e vallja shqipe në sheshin e qytetit Thun
-
Shqipëri: A do të mundësohet vota e emigrantëve në zgjedhjet 2025?
Jeta në Austri
-
Pse Austria renditet kaq keq në indeksin për lirinë e shtypit? Midis skandaleve politike dhe një tregu mediatik në rënie, Austria është renditur vazhdimisht në nivele të...
-
Nomadët digjitalë: Kush mund të punojë në distancë në Austri?
-
Lajmet kryesore të Austrisë për këtë të enjte
-
“Haushaltsversicherung”: Si funksionon sigurimi i shtëpisë në Austri?
-
Vjenë
Vjenë: Kori Siparantum, edhe me një paraqitje në skenën prestigjioze