Shqipëria
Çifti shqiptar rrëfen tmerrin në Athinë: Ma ndërruan fëmijën në maternitet
Në emisionin “Rudina” në Tv Klan ka qenë i ftuar një çift mjaft simpatik. Ajo është e njohur për publikun pasi ka qenë disa herë e ftuar në studio për të folur rreth profesionit të saj, por sot vjen së bashku me bashkëshortin për të treguar historinë e tyre të veçantë të dashurisë.
Të martuar prej gati 25 vitesh, historia e tyre nis që në moshë të vogël, në çerdhe.
Përveçse bashkëshortë ata janë dhe bashkëpunëtorë pasi së bashku drejtojnë biznesin e tyre të parukeve.
Bëhet fjalë për Uljanova dhe Gëzim Çalin të cilët kanë treguar edhe historinë më të lumtur dhe të dhimbshme në të njëjtën kohë kur lindën djalin e tyre. Dikur ata jetonin në Greqi dhe punonin në Mykonos, kur erdhi koha që Nova të lindte, në këtë ishull nuk kishte maternitet dhe pronarja e saj e çon në Athinë. E lindi me operacion dhe më pas i sollën një vajzë në vend të djalit që kishte lindur.
Nova: Ishte gëzim i madh, por mua më ndryshuan fëmijën fatkeqësisht. Ishte qëllimisht sepse unë nuk kisha letra. Më plasën ujërat, shkoj urgjent dhe mbaj mend që doktori më thotë zgjohu se ke bërë një djalë të bukur, një bjond të bukur. Kaq mbaj mend sepse të jesh në narkozë është pak e vështirë, kur je si përgjumësh, nuk e ke situatën në dorë. Më çojnë në dhomë dhe pres fëmijën nga momenti në moment siç e marrin të gjithë nënat për ta ushqyer. Kishin kaluar dy ditë dhe fëmijën nuk ma sillnin.
Thërras infermieren dhe i them po pres fëmijën, më thotë prit derisa të ta sjellin. I thashë ka dy ditë që nuk po më vjen djali, më thotë ti ke bërë vajzë dhe jo djalë. I thashë unë vërtet kam bërë operacion, por mbaj mend që unë kam bërë djalë dhe jo vajzë. Më sjellin vajzën me një kordele rozë, e shikoj që në kordele i kishin vendosur mbiemrin dhe më pas emrin. Emri dhe mbiemri ishte i saktë. Faktikisht fëmija ishte nga Etiopia, ishe me ngjyrë, nënë si për herë të parë thoja pse kaq i zi, pse ajo hunda e shtypur. Pastaj thashë dale çfarë po pres, unë kam bërë djalë. Kjo ndodhi sepse isha pa dokumente.
Gëzim Çali: Etiopianes i kishin thënë që i kishte vdekur fëmija dhe mbase çifti që donte të blinte fëmijën sepse ndodhte në atë spital, kishin dëgjuar shumë raste që ishte bërë tregti. Fëmijën e etiopianes na i japin ne dhe fëmija jonë nuk del fare në skenë.
Nova: Pronarja e bëri publike, tha unë do sjell televizionet, urgjentisht nxirrni fëmijën sepse ditën që ka lindur Nova unë kam qenë prezente këtu me familjen time dhe ju nuk mund ta hidhni poshtë këtë dhe s’ka arsye që ju ta mbuloni këtë pjesë. Këtu përfiton dhe gruaja nga Etiopia, ajo kishte kërkuar trupin e fëmijës që ta merrte. Nuk harroj kur vjen dhe më puth duart dhe thotë ishte ti që kërkove fëmijën që përfitova dhe unë fëmijën tim.
Gëzim Çali: Ishte fati jonë që fëmija nuk kishte dalë akoma nga spitali sepse nëse do e hiqnin nga spitali ne nuk do e gjenim më kurrë.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve











