Lajme
Akuzohet çifti nga Bazeli: Ka shfrytëzuar dadon shqiptare si skllave
Një çift i Bazelit akuzohet se ka shfrytëzuar një dado shqiptare në kushte skllavërie. Ata i mohojnë akuzat para gjykatës penale
Një çift nga Bazeli mësohet se ka punësuar një dado 20 vjeçare nga Shqipëria, të cilën e ka shfrytëzuar si skllave. Rasti tani po shqyrtohet në Gjykatën Penale të Bazelit.
Siç theksohet në aktakuzën e prokurorisë publike, e reja merrte vetëm 300 franga në muaj, transmeton albinfo.ch. Ajo flinte në dhomën e fëmijëve në një “krevat dollap”. Kur ajo ishte ankuar për pagesën, çifti i kishte marrë edhe pasaportën.
Për ato pak para që fitonte ajo duhej të pastronte apartamentin me katër dhoma të familjes, të kujdesej për tre fëmijët dy, pesë dhe nëntë vjeç, të gatuante për familjen dhe të lante rrobat. Madje, në rastet kur punëdhënësit e saj nuk ishin të kënaqur, ajo, sipas akuzës, edhe është rrahur.
Tashmë çifti akuzohet për trafikim njerëzor, detyrim dhe shkelje të ligjit për të huajt dhe integrimin, shkruan baslerzeitung.ch. Në fillim të seancës kryesore të mbajtur të premten, të dy kanë mohuar akuzat.
“E reja shqiptare ka përhapur gënjeshtra, madje ka goditur edhe fëmijët e tyre”, ka pohuar në gjykatë kryeshtëpiaku 38-vjeçari. Ata vetëm kishin dëshiruar ta shpëtonin të renë nga kushtet e rënda ekonomike. Po kjo 20 vjeçare ishte e punësuar më parë në Aargau, ku po ashtu ishte trajtuar keq.
Por, siç doli nga procesi, çifti i Bazelit thuhet kishte punësuar edhe më parë dado, në rrethana të ngjashme diskriminuese. Në këtë proces mësohet se ka pasur tentativa presioni ndaj viktimës sot 23-vjeçare, në mënyrë që ajo të tërheqë deklaratat e saj. Viktima tani jeton në një vend të fshehtë.
Agjencia nga Shqipëria ndërmjetëson dado në Zvicër
Të resë, tani viktimë, i ishte dashur të linte shkollën e mesme në Shqipëri për të ndihmuar në biznesin e prindërve të saj.
Ajo kishte fituar punën e dados përmes një agjencie e cila pohonte se puna deri në tre muaj ishte e ligjshme në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Por, kjo nuk eshte e vërtetë. Për punësimin e shtetasve shqiptarë në Zvicër kërkohet pasja e lejes.
Megjithatë, rrethanat tregojnë se dadot shqiptare po shfrytëzohen sistematikisht në Zvicër.
Prokuroria publike do të bëjë kallëzimet penale si pjesë e pledoajesë. Për shkak se çështja po trajtohet nga një trup gjykues me tre gjykatës, mund të pritet një dënim me burg deri në pesë vjet.
Vendimi do të merret javën e ardhshme.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë













