Lajme
“Change, Don’t Hide”, ekspozitë e fotografes zvicerane
Ekspozita me fotografi nga Barake do të prezantohen sot, më 14 nëntor, në Hotel Graçanica, me fillim prej orës 19:00
Fotografja nga Zvicra, Lc, do të hapë ekspozitën e fotografive të realizuara gjatë DokuFest-it më 14 nëntor, në Hotel Graçanica. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në fund të muajit janar të vitit 2015.
Ekspozita përbëhet nga portrete të regjisorëve, producentëve, adhuruesve të filmave dhe vizitorë të cilët ishin të pranishëm në këtë edicion të festivalit ndërkombëtar të filmit të shkurtër dhe dokumentar,DokuFest, në Prizren.
Ekspozita do të mbajë titullin “Change, Don’t Hide”, njëlloj si motoja e DokuFest-it për sivjet.
Barake realizoi 500 fotografi me fokus fytyrat e pjesëmarrësve, ndërsa në ceremoninë hapëse të ekspozitës së atyre portreteve gjithashtu do të shfaqen filma nga DokuFest-i.
Barake ka kohë që punon në Kosovë, ndërsa ka vendosur që më në fund të sjellë një përmbledhje të punëve të saj. Ajo është aktive si fotografe profesionale, por angazhohet edhe në organizime të ndryshme kulturore në Kosovë. Udhëtimet e saj si në Gjermani, Maroko e Zvicër janë po ashtu pjesë e projektit të saj.
http://www.hotelgracanica.com/new-exhibition-layla-barak%C3%A9/
E-Diaspora
-
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln Filmi vijoi prezantimin në Gjermani me një premierë në Këln, ndërsa tashmë është i disponueshëm në... -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto











