Uncategorized
Çfarë po ndodh në aeroportet e Serbisë?
Fëmijë, të rinj dhe të moshuar rusë po mbërinjë në Serbi nëpërmjet linjave ajrore.
Ky vendim erdhi pasi presidenti rus, Vladimir Putin, shpalli një mobilizim të pjesshëm të popullsisë, ku nisi edhe rekrutimi ushtarak.
Rusi Petar Nikitin, i cili jeton dhe punon në Beograd, u shpreh se shumë po largohen nga Rusia, sepse askush nuk u beson autoriteteve në Moskë se mobilizimi do të jetë i pjesshëm.
“Të paktën një e treta e popullsisë ruse është kundër luftës, ata nuk duan luftë dhe nuk duan që ushtria ruse të jetë në territorin e një vendi tjetër. Pritet që njerëzit të sabotojnë mobilizimin dhe se nëse shteti tenton të ushtrojë dhunë, do të ketë rebelime të rënda”, tha ai.
Ai shton se bashkatdhetarët e tij nuk kërkojnë siguri vetëm në Stamboll dhe Beograd, por edhe në Armeni, Gjeorgji, Azinë Qendrore, madje edhe Bjellorusi.
Agjencia amerikane ‘AP’ thekson se që nga pushtimi rus në Ukrainë, pothuajse 50 mijë rusë ikën në Serbi, ku hapën biznese të shumta, veçanërisht në sektorin e IT. Institucionet zyrtare nuk japin të dhëna të sakta se sa njerëz nga Rusia, por edhe nga Ukraina, gjetën strehim në Serbi.
Ndërkohë, biletat për fluturimet e Air Serbia në linjën Moskë-Beograd janë shitur gjatë gjithë muajit shtator dhe kompania serbe thotë se vetëm një numër i vogël ka mbetur për muajin tetor./Euronews
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit Një mbrëmje kulture, arti dhe humori në zemër të Frankfurtit! “4 në 1” nga Varg e... -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











