Lajme
Çfarë duhet të konsumoni për mëngjes?
Vlen të theksohet se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm për organizmin e njeriut. Dhe, nëse ky vakt kalohet pa ngrënë shëndetshëm, organizmi do të jetë gjithmonë i ekspozuar ndaj rreziqeve dhe sëmundjeve.
Nutricistët preferojnë që mëngjesi të konsumohet sa më shëndetshëm dhe sa më shumë ushqime natyrale.
Fibrat, proteinat dhe vitaminat nuk duhet munguar në mëngjesin tuaj. Ajo që preferohet më shumë për t’u ngrënë është veza, e cila përmban proteina, të cilat i duhen organizmit për të funksionuar sa më normalisht gjatë ditës.
Pemët janë ato të cilat e ushqejnë organizmin me vitamina dhe janë mjaft oksidantë, kjo i ndihmon organizmit të jetë i shëndetshëm dhe në formë.
Drithërat, gjalpi dhe arrat janë mjaft të nevojshme për mëngjes, sepse kanë vlera ushqyese dhe e mbajnë organizmin të palodhur për një kohë të gjatë. Po ashtu, drithërat përmbajnë fibra, të cilat ndihmojnë organizmin në tretjen e ushqimit dhe kjo i parandalon sëmundjet, të cilat lidhen me problemet e tretjes dhe zorrëve.
Qumështi pa dyshim që nuk duhet të mungojë, kjo për shkak të përmbajtjes së kalciumit, i cili i mban kockat në formë dhe të shëndetshme.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











