Lajme
Çfarë duhet të dini për rregullat e reja të trafikut në Gjenevë
Kantoni i Gjenevës do të ndërmarrë disa veprime vitin e ardhshëm, me sistemin e tij të ngjitësve të makinave kundër ndotjes, StickAIR
Nga 15 janari i vitit të ardhshëm, automjetet me shumë ndotje nuk do të lejohen në qendër të Gjenevës në rast të alarmit të smogut, shkruan “The Local”, përcjell albinfo.ch.
Ngjitësit me ngjyra do të ngjiten në xhamin e çdo automjeti për të treguar performancën e tij mjedisore.
E gjelbërta do të rezervohet për automjetet elektrike ose ato që funksionojnë me hidrogjen, të cilat janë më miqësore me mjedisin.
Në anën tjetër të shkallës, ngjyra gri do të tregojë makinat më pak ekologjike, të cilat do të ndalohen nga qendra e qytetit në rast të ndotjes së shtuar të ajrit, përcjell tutje albinfo.ch.
Nëse smogu vazhdon, kufizimet do të shtrihen për automjetet menjëherë pas gri në hierarki – të gjelbërta, portokalli, të verdhë dhe vjollcë. Kodi i emetimit në kartën e regjistrimit të makinës do të përcaktojë ngjyrën e afisheve.
Ndalimi nuk do të zbatohet për makinat e policisë, ambulancat ose makinat e drejtuara nga personat me aftësi të kufizuara.
Një masë e ngjashme tashmë është vendosur në zonat e afërta të Francës, kështu që do të ishte e lehtë të kontrollohet trafiku ndërkufitar, thanë zyrtarët.
StickAIR, i cili do të blihet në dhjetor në stacionet e benzinës dhe zyrat komunale, do të kushtojë 5 franga. Për shkelësit që nuk vendosin afishe në xhamin e tyre, ose që vozisin në qytet gjatë alarmeve të smogut, do të gjobiten me 500 franga.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit Një mbrëmje kulture, arti dhe humori në zemër të Frankfurtit! “4 në 1” nga Varg e... -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













