Autotech
Çdo i pesti telefon mobil në botë është fals
Zyra e Bashkimit Evropian për Pronësinë Intelektuale njoftoi se sipas studimit të fundit numri i pajisjeve të rreme është në rritje të konsiderueshme. Gjegjësisht, është vërtetuar se falsifikimi i aseteve teknike brenda BE-së çdo vit e shkurton buxhetin me rreth 60 miliardë euro.
Sipas raportit zyrtar, në vitin 2016 gjithsej 41.3 milionë pajisje të falsifikuara, në vlerë prej 670 milionë eurosh, kaluan përmes kufijve të BE-së. Nga këto, 1 059 855 janë telefona celularë, duke përfshirë edhe pjesët e tyre, përcjell albinfo.ch.
Ky trend nuk është vetëm në Bashkimin Evropian, por edhe në mbarë botën. Sipas të dhënave të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, në vitin 2017 çdo e pesta pajisje mobile në botë është false.
Për të njohur dallimin nëse bleni një pajisje origjinale ose false, duhet të keni një sy skeptik, sepse në shikim të parë, origjinali dhe falsifikimi duken të njëjta.
Një pamje e detajuar e pajisjes, si dhe kontrollimi i numrit IMEI, janë mënyrat më efektive për të njohur se cili telefon është origjinali dhe cili kopje.
Gjithashtu mund të vizitoni faqen përkatëse të internetit dhe mënyra më e thjeshtë për të siguruar që ju keni blerë një pajisje origjinale është të punoni me tregtarët e autorizuar, të cilët do t’ju caktojnë një kartë garancie.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”















