Shkurt.ch
Çdo i katërti student heq dorë nga studimet
Çdo i katërti student heq dorë nga studimet, ndërsa çdo i pesti ndryshon drejtimin e studimeve.
Gjatë viteve të fundit numri i atyre që po heqin dorë nga studimet po rritet. Gjysma e atyre që braktisin studimet thuhet se e bëjnë për shkak të dyshimeve që nuk mund t’i dalin në fund dhe arsye tjetër është se janë të detyruar të punojnë.
Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Koordinuese Zviceran për Hulumtime Arsimore, çdo i katërti përfundon studimet e tij para diplomimit. Një në pesë ndryshon departamentin. Ndryshimet më të shpeshta ndodhin gjatë vitit të parë të studimeve, shkruan “SRF”, përcjell albinfo.ch.
Mosha, origjina, gjinia dhe performanca janë faktorët me ndikimin më të madh për braktisjen e studimeve. Numri më i madh i atyre që braktisin studimet është në universitetet në pjesën perëndimore zvicerane dhe në Ticino.
E-Diaspora
-
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari Kontrollet në Göttingen zbuluan raste të punësimit pa dokumentacionin e nevojshëm. Për shtetasin shqiptar rezultoi edhe... -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











