Shqipëria
Gjermani: Negociatat me Shqipërinë duhet të hapen për arsye strategjike
Gjermania gjykon se negociatat me Shqipërinë duhet të hapen për arsye strategjike. Kjo i është bërë e ditur sot ministrit të Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, në takimin që zhvilloi në Berlin me homologun gjerman, Heiko Maas.
MEPJ e Shqipërisë njofton se Heiko Maas ka vlerësuar rolin e vendit tonë në kryesimin e OSBE-së, të cilën e cilësoi jo thjesht një sfidë, por një mundësi të madhe që ka vendi për të performuar në skenën ndërkombëtare.
Ministri i Jashtëm gjerman siguroi Cakajn për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë jo vetëm në aspektin bilateral, por edhe në ambiciet e saj për lidership multilateral. Në këtë kuadër u ra dakord që agjenda të vijojë me intensitet të plotë, shkruan TCh, përcjell Albinfo.ch.
Gent Cakaj ka informuar homologun gjerman mbi ecurinë e reformave në kuadër të procesit të integrimit të ndërmarra nga Qeveria shqiptare, si dhe përmbushjen plotësisht të tri kushteve të vendosura nga Këshilli Evropian në qershorin e vitit 2018.
Kryediplomati shqiptar e vlerësoi si historike dhe të pandërmarrë nga ndonjë vend tjetër në rajon zbatimin e reformës në drejtësi që, sipas tij, ndodhet në fazën e fundit të saj.
“Vitin e kaluar Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE-së mori vendim për hapjen e negociatave më 2019 dhe ne ishim të bindur se kjo nuk do të ishte një hapje automatike, por e bazuar në një punë intensive për plotësimin e procesit të vetingut, krijimin e organeve të reja gjyqësore dhe dhënien e rezultateve të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Raporti i Komisionit Evropian ka certifikuar angazhimin e qeverisë shqiptare në plotësimin e këtyre kritereve nga pikëpamja teknike”, është shprehur ministri në detyrë, Cakaj.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












