Lajme
Burkhalter i kënaqur me vizitën në Ballkan
Presidenti i Konfederatës së Zvicrës njëherësh kryesues i radhës i OSBE-së, Didier Burkhalter përshëndet progresin në bashkëpunim rajonal dhe pajtimin në Ballkan
Një ditë pas përfundimit të vizitës në Beograd, Tiranë dhe Prishtinë, presidenti i Konfederatës së Zvicrës dhe njëherit kryesuesi i radhës i OSBE-së, Didier Burkhalter, e vlerësoi të suksesshme turneun e tij diplomatik nëpër Ballkanin Perëndimor. Ai thotë se nga tri vendet mori mbështetje të fuqishme për OSBE-në.
Sipas një njoftimi që lëshim Zyra e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Burkhalter u shpreh i kënaqur me angazhimin e të gjithë liderëve politikë me të cilët u takua, në Beograd, Tiranë dhe Prishtinë, për të forcuar sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor përmes bashkëpunimit.
Ai, siç thuhet, gjeti mbështetje të fuqishme për objektivat e kësaj Kryesie në Ballkanin Perëndimor, e ato janë ofrimi i ndihmës së OSBE-së në procesin e udhëhequr nga BE për normalizimin e marrëdhënieve në përputhje me marrëveshjen mes Beogradit dhe Prishtinës.
“Kjo mbështetje parashikon përmirësimin e bashkëpunimit rajonal, duke përfshirë çështjet e migracionit, si dhe në avancimin e pajtimit, veçanërisht në lidhje me zgjidhjen e çështjes së personave të zhdukur”, thuhet në njoftim.
Për të mundësuar progres të mëtejmë në këto çështje, presidenti helvetik, i ftoi të gjitha palët që të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë dhe të shkëlqyer me Përfaqësuesin e tij të Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, ambasadorin Gerard Stoudmann.
Burkhalter shprehu mirënjohje për mbështetjen e autoriteteve në Beograd, Tiranë dhe Prishtinë për aktivitetet e OSBE-së për të ndihmuar Ukrainën në tejkalimin e krizës aktuale.
Sipas të njëjtit njoftim, ai shkëmbeu pikëpamjet me përfaqësues të pranive të OSBE-së në terren dhe theksoi vlerësimin e tij për punën e tyre të rëndësishme dhe profesionale. Ai gjithashtu vizitoi zyrën e Misionit të OSBE-së në Kosovë në Mitrovicë të Veriut dhe një projekt për ndërtimin e kapaciteteve të policisë lokale.
“Në takimet me të rinj shqiptarë në Tiranë, dhe një grup të rinjsh shqiptarë dhe serbë të Kosovës në Prishtinë, ai mirëpriti angazhimin e tyre për demokraci, të drejta të njeriut dhe shoqëri përfshirëse, duke i quajtur ata agjentë kryesor për pajtim në rajon”, përfundim komunikata e OSBE-së.
Ndryshe gjatë vizitës në Prishtinë, ai i takua me presidenten Atifete Jahjaga dhe me kryeministrin Hashim Thaçi. Presidenti i Konfederatës së Zvicrës, Didier Burkhalter tha se Kosova ka arritur progres të konsiderueshëm dhe Zvicra mbështet vizionin e Kosovës për të ardhmen.
Presidenti Burkhalter tha se bizneset zvicerane duan të bëjnë investime afatgjata në rajon dhe e konsiderojnë forcimin e rendit dhe ligjit si parakusht për një hap të tillë. Në kuadër të kryesimit të radhës të OSBE-së, presidenti Burkhalter shprehu gatishmërinë e OSBE-së që të lehtësojë procesin e zgjedhjeve të ardhshme në Republikën e Kosovës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit Mes qëndrimit dhe largimit: Migrimi dhe përvojat njerëzore në garën ndërkombëtare të DokuFestit... -
Mërgimtarët përfundojnë pushimet, pritje deri në një orë në dalje të Kosovës -
Rita Ora kujton traditat shqiptare: Gjyshja më lexonte filxhanin si një hartë të së ardhmes -
Prishtinë: Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane organizoi takimin e vitit 2026 -
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë













