Shkurt.ch
Bullgaria, Serbia dhe Rumania do t’i mbyllin kufijtë?
Bullgaria, Serbia dhe Rumania të shtunën njoftuan se do të mbyllin kufijtë e tyre nëse Gjermania apo ndonjë vend tjetër do ta bëjë të njëjtën për të ndaluar refugjatët dhe kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë që rajoni i Ballkanit të bëhet një zonë tampon.
Kryeministri bullgar, Bojko Borisov, njoftoi këtë mundësi pas takimit me homologun serb dhe atë rumun, Aleksandar Vucic dhe Viktor Ponta, i cili u zhvillua në Sofje, në prag të samitit të së dielës së liderëve të BE-së në Bruksel, raportojnë mediat e Shkupit.
“Tri vendet tona janë të gatshme t’i mbyllin kufijtë nëse e bën edhe Gjermania dhe Austria. Nuk lejohet që të bëhemi një zonë tampon. Ne jemi gati për t’i mbyllur kufijtë”, tha Borisov në një konferencë shtypi.
“Nuk do të ekspozohen vendet tona nga presioni katastrofal i milionave që do të vijnë. Greqia dhe Maqedonia po përballen me një valë të madhe të refugjatëve që largoheshin në drejtim të Serbisë. Problemi me gardhin që ka bërë Hungaria krijon një lloj tamponi. Të tri vendet janë të gatshme, nëse Gjermania dhe Austria dhe vendet e tjera i mbyllin kufijtë. Nuk do të lejojmë vendet tona të bëhen zonë tampon”, tha kryeministri bullgar.
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, do të bëjë bashkë në një takim urgjent të dielën liderët evropianë nga Austria, Bullgaria, Kroacia, Gjermania, Greqia, Hungaria, Rumania dhe Sllovenia, si dhe Maqedonia dhe Serbia.
Objekt i mini samitit është që të pajtohen me “konkluzione operacionale të përbashkëta që do të mund të zbatohen menjëherë”.
E-Diaspora
-
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari Kontrollet në Göttingen zbuluan raste të punësimit pa dokumentacionin e nevojshëm. Për shtetasin shqiptar rezultoi edhe... -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










