Lajme
Brukseli bën thirrje për fillimin e dialogut Prishtinë-Beograd
Kryetari i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso ka shfaqur sot kënaqësi për gatishmërinë e Beogradit për dialog për çështje praktike me Kosovës, duke pohuar se shpreson në fillimin sa më të shpejtë të dialogut.
“Ne shpresojmë se, si Prishtina, ashtu edhe Beogradi, do ta shfrytëzojnë këtë rast që t’i zgjidhin çështjet praktike, të cilat do të lehtësonin jetën e njerëzve në Kosovë”, ka thënë Barroso në Bruksel , pas takimit me kryeministrin e Serbisë, Mirko Cvetkoviq, raportuan mediat serbe.
Po ashtu Barroso ka thënë se përshëndet edhe gatishmërinë e Beogradit që t’i mbajë si dy çështje të ndara raportin e Dick Martyt në Këshillin e Evropës dhe dialogun me Prishtinën. Ai ka përsëritur edhe kërkesat që më herët i kishin parashtruar zyrtarë të tjerë të BE-së drejtuar Martyt, që ai nëse ka prova, t’i paraqesë ato dhe të bashkëpunojë me EULEX-in gjatë hetimeve.“Pohimet rreth krimeve dhe krimit të organizuar ne i marrim seriozisht, ndërsa lufta kundër këtyre dukurive, duhet të jetë obligim i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë këtu edhe Kosovën”, është shprehur Barroso.
Sipas tij, kjo çështje mund të vazhdojë tutje vetëm nëse mblidhen dëshmitë, të cilat do të ishin të pranueshme edhe për gjykata.
Ndërsa kryeministri serb, sot, gjatë qëndrimit në Bruksel, dorëzoi përgjigjet për Pyetësorin, të cilin Komisioni Evropian i kishte dërguar Beogradit, në mënyrë që të përgatitet përgjigja për aplikimin e Serbisë për marrjen e statusit të kandidatit për anëtarësim në BE. Kryeministri Cvetkoviq ka thënë se vendi i tij është i gatshëm për dialog dhe se vetëm me biseda mund të zgjidhjen edhe çështjet më të komplikuara.
I pyetur për raportin e Martyt, ai ka thënë se Serbia, sipas tij, nuk dëshiron ta politizojë këtë raport, por kërkon hetime të pavarura në mënyrë që të gjendet e vërteta. “Madje, edhe nëse këto hetime konfirmojnë atë çfarë është thënë në raport, ne nuk do ta kriminalizojmë një popull të tërë, por do të konsiderojmë se bëhet fjalë për raste individuale, ashtu siç individualizojmë edhe ngjarje tjera që kanë ndodhur në territorin e ish-Jugosllavisë”, është shprehur Cvetkoviq.
E-Diaspora
-
Zvicër
Ambasadori Ermal Dredha dorëzon Letrat Kredenciale te Guy Parmelin Ambasadori Ermal Dredha dorëzon Letrat Kredenciale te Presidenti zviceran Guy Parmelin... -
Rromir Imami: Kur portreti kthehet në narrativë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Fribourg -
Një mbrëmje me Florian Vlashin në Londër – Arti si kujtesë, udhëtim dhe shërbim -
Prezantohet në Lozanë libri “Për ata që s’u kthyen” -
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen Maratona e Qytetit të Vjenës 2026 sjell mbyllje të gjera rrugësh në Ringstraße, autostrada dhe ura;... -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit











