Kosova
Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, është arrestuar dje në kufirin me Serbinë, dhe i njëjti është dërguar në paraburgim për shkak, siç kanë thënë autoritetet serbe, “prishje të rendit kushtetues të Serbisë”, përcjell albinfo.ch.
E një vendim të tillë e ka arsyetuar kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq. Brnabiq ka thënë se këta janë njerëz që po e cenojnë rendin kushtetues të Serbisë.
E ndaj kësaj deklarate të Brnabiq ka reaguar analisti dhe publicisti i njohur, Veton Surroi.
Surroi në një postim në “X” ka shkruar se kjo është ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës.
“Dejan Jankoviq, zv. drejtor i Policisë së Kosovës, një profesionist i respektuar dhe udhëheqës i integrimit të serbëve të Kosovës në shërbim, mund të akuzohet, siç thotë Ana Brbaniq, për minimin e rregullave kushtetuese të Serbisë. Një ndërhyrje tjetër në identitetin e serbëve të Kosovës dhe normalizimin e tyre”, ka shkruar Surroi.
Serbia ndaloi mbi 1.400 kosovarë, teksa po kalonin transit nëpër Serbi.
Në mesin e të ndaluarve ishin edhe dhjetë zyrtarë policorë. Autoritetet thanë se nëntë zyrtarë policorë janë liruar, ndërkaq ndaj Jankoviqit, Serbia ka caktuar masën e paraburgimit prej 48 orësh nën akuzën për prishje të rendit kushtetues të Serbisë.
Dejan Janković,dep.dir. of Kosovo police, a respected professional and leader of K.Serb integration into the service may be charged, says @anabrnabic , for undermining the constitutional order of Serbia. Another turn of the screw on K. Serbs, their identity, 🇽🇰🇷🇸normalization. pic.twitter.com/NgTR5pXbKc
— VetonSurroi (@VSurroi) April 18, 2024
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













