Shkurt.ch
Britaniku 16 vjeç, pushtuesi më i ri i Polit të Jugut
16-vjeçari nga Britania e Madhe ka shënuar një rekord duke u bërë personi më i ri në moshë që ka pushtuar Polin e Jugut , transmeton BBC .
Louis Clark, një student nga shkolla „Queen Elizabeth Hospital” në qytetin anglez Bristol, mbërriti në stacionin e SHBA-së në Polin e Jugut, në Amundsen, të shtunën 18.30 , transmeton BBC.
Duke arritur në këtë stacion, adoleshenti tha se ishte shumë i lumtur që ka përfunduar udhëtimin nëpër mot të ftohtë .
Udhëtimi i anglezit 16 vjeçar ka filluar më 2 dhjetor, dy javë pas ditëlindjes së tij . Ai ka përshkuar rreth 1.130 kilometra në ski dhe temperatura mesatare gjatë udhëtimit ishte 50 gradë celsius nën zero , ndërsa shpejtësia e erës ndonjëherë arrinte në 193 kilometra në orë.
Clark ia ka rrëmbyer rekordin kanadezes Sarah Landry, e cila të njëjtën rrugë e kishte kaluar në vitin 2005 si pushtuesja më e re e Polit të Jugut .
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027











