Lajme
Britania përfundon evakuimet nga Afganistani më 28 gusht
Trupat britanike do të përfundojnë misionin e tyre për evakuimin e civilëve nga Afganistani më 28 gusht, tha shefi i forcave të armatosura, gjenerali Nick Carter.
“Ne jemi në fund të evakuimit, që do të ndodhë gjatë ditës. Dhe, më pas do të jetë e nevojshme që të kthejmë trupat tona së bashku me avionët tanë”, tha ai për BBC.
“Ne nuk kemi qenë në gjendje që të evakuojmë të gjithë dhe kjo është e rëndë. Ne jemi përballur me disa gjykime shumë sfiduese që është dashur të ndërmarrim në terren”, tha ai.
Shtetet e Bashkuara dhe forcat aleate janë drejt fundit të evakuimit të qytetarëve të tyre dhe shtetasve amerikanë, teksa afati i 31 gushtit për tërheqjen e trupave të huaja nga Afganistani po afrohet.
Më 27 gusht zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, tha se Uashingtoni beson se ende ka rrezik ndaj aeroportit të Kabulit, pasi më 26 gusht ndodhi një sulm vetëvrasës, ku u vranë rreht 170 persona.
SHBA-ja dhe partnerët kanë evakuuar rreth 111.000 persona që prej 14 gushtit, një ditë para se talibanët të hynin në Kabul, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë më 27 gusht.
E-Diaspora
-
Kush është gruaja që ju flet shqip kur fluturoni me CHAIR? Nga prezantuese në radio, në këngëtare e moderatore e disa emisioneve të njohura, ajo njihet si njëri...
-
Kurti: Diaspora, urë lidhëse për investime direkte
-
Gjestila Mehmetaj, një model frymëzimi për rininë shqiptare në mërgim
-
Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë për t’u regjistruar diaspora
-
Merakli t’kerreve: U ndihmojmë mërgimtarëve veçmas në kufij
Jeta në Austri
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë? Plakja e popullsisë së Austrisë dhe mungesa e punonjësve të kujdesit shëndetësor janë ndër sfidat kryesore...
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?
-
A mund të marr nënshtetësinë austriake dhe të lëviz menjëherë jashtë vendit?
-
Kandidatja austriake për eurodeputete viziton Zubin Potokun
-
Kandidati për eurodeputet, Lukas Mandl vizitoi meshën shqipe në Vjenë