Kosova
Britania i dhuron dronë Shqipërisë për të kontrolluar kufirin tokësor e detar
Mësohet se ministri i Brendshëm, Taulant Balla dhe ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Xhejms Kleverli (James Cleverly), kanë vizituar Komisariatin e ri të Policisë Kufitare në Rinas, i ndërtuar me fondet e qeverisë britanike si një ndihmë për ngritjen e kapaciteteve të Policisë së Shtetit, përcjell albinfo.ch.
Në fjalën e tij, ministri Balla shprehu së pari mirënjohjen për mbështetjen për godinën e Policisë Kufitare në Aeroport si dhe ekspertizën e punonjësve të Policisë britanike.
Pala britanike ka dhuruar gjithashtu disa dronë, që do të përdoren për të kontrolluar kufirin tokësor e detar.
Ministri britanik e vlerësoi si shumë efektiv bashkëpunim me palën shqiptare, çka ka ulur, sipas tij, 90% numrin e kalimeve të shqiptarëve drejt kufirit të Britanisë së Madhe.
“Mendoj është një model kaq pozitiv për të treguar që bashkëpunimi mund të sjellë rezultate. Ne e dimë që kjo është e vërtetë. Ne e themi edhe në rastin kur është koordinim midis departamenteve të qeverisë apo kombeve. Fakti që ne kemi qenë në gjendje të dëshmojmë sa efektive është në një kohë kaq të shkurtër, pikërisht kjo është fantastike. Me të vërtetë fantastike. Fakti që marrëdhënia është zhvilluar nga një marrëdhënie e cila adreson emigracionin e paligjshëm të shqiptarëve në Britaninë e Madhe, në një marrëdhënie e cila adreson problematikën e kalimit të emigrantëve nga vendet e treta nëpërmjet Shqipërisë, nuk është e zakonshme. Si mund të duket suksesi? Fakti që ti mund të kesh rezultate domethënëse brenda 1 viti dhe më pas të thuash kush është stadi tjetër i suksesit”, tha Kleverli.
Ministri Balla tha se modelin e bashkëpunimit me Shqipërinë, Britania mund ta shtrijë edhe në fusha të tjera
“Me rëndësi është fakti që ne jemi gati ta vazhdojmë këtë bashkëpunim edhe në fusha të tjera si lufta e përbashkët kundër krimit të organizuar apo edhe çështje të tjera. Po siç e nënvizuat edhe ju është 90% më pak qëkur Kryeministri Rama dhe Kryeministri juaj Sunak u takuan herën e kaluar në dhjetor në vendin tuaj kur ne firmosëm marrëveshjen”, theksoi Balla.
E-Diaspora
-
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen Një 20-vjeçari dyshohet se u sulmua dhe u plagos nga disa persona, ndërsa gjatë incidentit iu... -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci













