Kosova
BQK-ja thotë se kartoni i gjelbër po shitet nga njerëz të palicencuar
Banka Qendrore e Kosovës u ka bërë thirrje vozitësve që të kenë kujdes me blerjen e katronit të gjelbër.
Paralajmërimi i BQK-së vjen pasi e njëjta është njoftuar se në Kosovë, kartoni i gjelbër po shitet nga persona, që nuk kanë asnjë leje për të bërë një gjë të tillë edhe përmes rrjeteve sociale, përcjell albinfo.ch.
“Për më tepër, asnjë kompani sigurimi, e pajisur me licencë nga BQK-ja, dhe asnjë person fizik apo juridik i jashtëm, nuk ka të drejtë të shes një produkt të tillë në Kosovë, derisa Byroja Kosovare e Sigurimit të bëhet anëtare e Këshillit të Byrove, apo pa lejen e Këshillit të Byrove dhe BQK-së. BQK njofton qytetarët se blerja e kartonit të gjelbër nga persona të palicencuar është me rrezik, derisa asnjë institucion nuk i mbikëqyr dhe kontrollon këta persona, dhe në rast të lindjes së ndonjë kontesti apo shkaktohet ndonjë humbje, BQK-ja nuk mund të marrë asnjë përgjegjësi lidhur me këtë”, thuhet në komunikatë.
Byroja Kosovare e Sigurimit akoma nuk është anëtare e Këshillit të Byrove, prandaj asnjë sigurues në Kosovë nuk ka të drejtë shitjen e kartonit të gjelbër.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










