Botërori 2026
Botërori fillon me ceremoninë spektakolare
Në ceremoninë hapëse të Kampionatit Botëror ka performuar këngëtarja Shakira, në një duet me Burna Boy, me këngën himn të Kampionatit Botëror “Dai Dai”
Ka ardhur momenti. Spektakli më i madh i futbollit në planet nis zyrtarisht, duke hapur një kapitull të ri në historinë e Kupës së Botës.
Nga stadiumi legjendar Azteca në Meksikë, nën një mot të paqëndrueshëm mes diellit dhe reshjeve, e deri te finalja që do të luhet muajin e ardhshëm pranë Nju Jorkut, miliona tifozë në mbarë globin do të jetojnë 39 ditë plot emocione, shpresa, zhgënjime dhe momente që do të mbeten përgjithmonë në kujtesë.
Në ceremoninë hapëse të Kampionatit Botëror ka performuar këngëtarja Shakira, në një duet me Burna Boy, me këngën himn të Kampionatit Botëror “Dai Dai”, transmeton albinfo.ch.
Shakira është rikthyer të performojë në Kupën e Botës pas plot 16 vitesh, kur shkëlqente me hitin “Waka Waka”.
Shakira dhe Burna Boy ndezën atmosferën në stadium, duke u shoqëruar edhe nga një grup këngëtarësh me një performancë spektakolare.
Performanca spektakolare u dhurua edhe nga këngëtarët Danny Ocean me këngën “Partidazo” dhe Belinda me hitin “Por ella”. Skenën e ndezi edhe këngëtari kolumbian J Balvin me disa nga këngët e tij më të ndjekura.
E-Diaspora
-
Cakolli: VV-ja mund ta formojë qeverinë nëse siguron 65 për qind të votave të diasporës Sipas hulumtuesit të Demokracisë në Veprim, rezultati i votimit jashtë vendit mund të jetë vendimtar për... -
KQZ nis sot numërimin e votave nga përfaqësitë diplomatike, mbi 22 mijë qytetarë votuan jashtë vendit -
Dua Lipa dhe Callum Turner kurorëzojnë dashurinë me një dasmë përrallore në Palermo -
Gjermani
Ambasada e Kosovës organizon panel me diasporën shqiptare në Berlin -
Diaspora
Mijëra qytetarë të Kosovës votojnë sot në ambasada dhe konsullata
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta











