Kosova
Borissov nuk e di nëse Kosova mund të marrë liberalizimin brenda 6 muajve
Kryeministri i Bullgarisë, vendit që mban kryesimin 6 mujor të BE-së nuk ka thënë se Kosova do të mund të fitojë liberalizmin e vizave gjatë kësaj kohe
Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov ka thënë se Kosova i ka plotësuar kushtet për liberalizim të vizave. Pas takimit me presidentin Hashim Thaçi, kryeministri bullgar ka thënë se Kosova në Samitin e Sofjes do të përfaqësohet ashtu siç është njohur nga më shumë se 100 shtete.
Kryeministri i Bullgarisë, vendit që mban kryesimin 6 mujor të BE-së nuk ka thënë se Kosova do të mund të fitojë liberalizmin e vizave gjatë kësaj kohe. Borissov u ka bërë thirrje liderëve të Ballkanit Perëndimor që të lënë me një anë egoizmat personale nga se kjo, sipas tij, është fatale për të ardhmen e këtyre shteteve. Borissov tha se Kosova dhe Serbia janë të obliguar të zgjidhin problemet e tyre.
Ndërsa, presidenti Thaçi ka theksuar se Kosova i ka përmbushur 95 kriteret për liberalizim të vizave. Edhe presidenti Thaçi edhe kryeministri bullgar ka thënë se të dyja vendet kanë marrëdhënie të shkëlqyera. Presidenti Thaçi ka kërkuar që Rusia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe të mos e përdorë veton e saj për anëtarësim në OKB.
Thaçi është pyetur nga gazetarët bullgarë nëse Kosova do t’i bashkohet BE’së dhe SHBA’së për sanksione ndaj Rusisë. Thaçi tha se në kuadër të përkushtimeve të Kosovës, Bullgaria ka qenë model në kriteret në BE. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar me medaljen presidenciale të 10 vjetorit të pavarësisë kryeministrin bullgar.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











