Lajme
Borë e madhe drejt Zvicrës – autoritetet paralajmërojnë rrezik të konsiderueshëm për të shtunën
Parashikohen reshje të dendura bore dhe ulje e temperaturave, që mund të shkaktojnë probleme në trafik dhe në transport
Autoritetet federale në Zvicër kanë paralajmëruar për rrezik të konsiderueshëm nga bora dhe moti i keq këtë të shtunë në disa rajone të vendit.
Parashikohen reshje të dendura bore dhe ulje e temperaturave, që mund të shkaktojnë probleme në trafik dhe në transport.
Shërbimi meteorologjik MeteoSwiss paralajmëron se në disa zona niveli i rrezikut mund të arrijë nivelin 3 (rrezik i konsiderueshëm), që mund të sjellë rrugë të rrëshqitshme dhe vështirësi në qarkullim, shkruan 20minuten.ch, transmeton albinfo.ch.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve dhe drejtuesve të automjeteve të jenë të kujdesshëm, veçanërisht në rajonet malore dhe në rrugët alpine, ku bora dhe akulli mund të krijojnë kushte të rrezikshme për udhëtim.
E-Diaspora
-
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës Sopranoja shqiptare do të ndajë skenën me tenorin e njohur ndërkombëtarisht Piotr Beczała, në koncertin që... -
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci













