Lajme
“Bomba” e fundit e Zaevit, tronditë Maqedoninë
Përgjimet e fundit që i publikoi LSDM, nxorën në pah prapaskenat e Qeverisë Gruveski në vrasjen e një maqedonasi. Kjo, nxori në shesh mijëra protestues të cilët u përplasen me policinë
“Bomba” e fundit e liderit të opozitës Zoran Zaev (LDSM), duket se ishte me tronditëse për Qeverinë e Maqedonisë, e cila u akuza për vrasjen e një qytetari dhe fshehjen nga publiku. Kjo deklaratë që nxori në sheh telefonatat e liderëve qeveritarë, nxori në shesh më shumë se 1 mijë protestues të cilët u përleshën me policinë.
Protestuesit kishin hedhur gjësende dhe i kishin thyer dritaret e ndërtesës së qeverisë, i kanë dëmtuar disa vetura të parkuara në afërsi dhe i kanë djegur disa kontejnerë. Policia kishte përdorë gaz lotsjellës dhe topa uji për t’i shpërndarë protestuesit, që kanë kërkuar edhe dorëheqjen e qeverisë.
Si pasojë e kësaj proteste, u lënduan dhjetëra policë e protestues, ndërsa dhuna e policisë u dënua nga diplomatët ndërkombëtarë. Demonstratat e djeshme dhe ato të sotme, e kanë tensionuar edhe më shumë situatën në Maqedoni, e cila edhe ashtu vazhdon të jetë e tendosur.
Ministrja e brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankullovska, deklaroi se demonstratat e mbrëmshme në Shkup ishin sulm vandal kundër policisë. Sipas saj, pjesëtarët e policisë nuk kanë përdorë forcë të tepruar kundër protestuesve.
Më tutje, ajo theksoi se 38 policë janë plagosur, 6 prej tyre seriozisht, ndërsa janë arrestuar 30 demonstrues, përfshirë dy të mitur.
Shefi Misionit të OSBE-së në Shkup, Ambasadori Ralf Breth shprehë shqetësimet lidhur me protestat e djeshme para godinës qeveritare në Shkup. “E drejta për tubim dhe protestë paqësore është e drejtë e garantuar kushtetuese e të gjithë qytetarëve në vend. Megjithatë, protestat e këtilla nuk duhet të shëmtohen nga dhuna,” tha Breth.
Maja Kocijancic, zëdhënëse e BE-së theksoi se shprehin keqardhje për policët dhe protestuesit e plagosur gjatë protestave para Qeverisë dhe se apeloi për protesta të qeta. Sipas saj, aktorët politik në Shkup sa më shpejt duhet të gjejnë zgjidhje bindëse për krizën politike në vend.
“BE konfirmon shqetësimin e saj lidhur me situatën në Maqedoni, dhe se këto shqetësime ishin nënvizuar në konkluzat e fundit të Këshillit të BE-së. BE shprehë keqardhje për plagosjen e protestuesve dhe të policëve në protestat e mbrëmshme. BE rikujton me rëndësi të veçantë lirinë për organizimin e protestave të qeta dhe lirinë e shprehjes ashtu siç është në përputhje me Konventat Evropiane për të drejtat e njeriut”, theksoi aji.
Ndërsa BDI, partia shqiptare në koaliacion, në takimin e sotëm me Sekretarin e përgjithshëm për politikë të jashtme e Ke-së, Alain Le Roy, ka kërkuar angazhimin e Komisionit Evropian në bisedimet për zgjidhjen e krizës politike.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit Mes qëndrimit dhe largimit: Migrimi dhe përvojat njerëzore në garën ndërkombëtare të DokuFestit... -
Mërgimtarët përfundojnë pushimet, pritje deri në një orë në dalje të Kosovës -
Rita Ora kujton traditat shqiptare: Gjyshja më lexonte filxhanin si një hartë të së ardhmes -
Prishtinë: Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane organizoi takimin e vitit 2026 -
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë













