Boksieri me origjinë shqiptare, Luis Vela, ka shënuar një tjetër sukses të madh në karrierën e tij, duke u shpallur kampion i WBC International në kategorinë super të lehtë, vetëm në moshën 19-vjeçare, transmeton albinfo.ch.
Vela po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen në botën e boksit me paraqitjet e tij mbresëlënëse në ring dhe konsiderohet si një nga talentet më premtues të këtij sporti në arenën ndërkombëtare.
Pas fitimit të titullit WBC Youth, boksieri i ri vazhdoi serinë e sukseseve duke mposhtur Oussama Kebdani, çka i siguroi edhe titullin prestigjioz WBC International.
I lindur dhe i rritur në Rovereto të Italisë, por me rrënjë shqiptare, Luis Vela po ndërton një karrierë premtuese dhe po shihet si një nga emrat që mund të arrijë majat e boksit profesionist në vitet e ardhshme. /Albinfo.ch