Futboll
Blick shkruan për Granit Xhakën, kjo është nota mesatare
Mësohet se dy yjet e kombëtares së Zvicrës janë përfshirë në 11-shin më të mirë të prestigjiozes gjermane “Kicker” për këtë sezon, përcjell albinfo.ch.
“Dy yjet e kombëtares në njëmbëdhjetëshin e Bundesligës së sezonit sipas “Kicker””, shkruan mediumi zviceran “Blick”.
“Dy zviceranë janë në skuadrën e Bundesligës për sezonin 23/24 të revistës gjermane të futbollit “Kicker”.
Në portë është portieri i kombëtares, Gregor Kobel (26) dhe Granit Xhaka (31) në mesfushë.
Kobel fitoi vendin e tij në ekipin e sezonit me një notë mesatare prej 2.75. Edhe më i mirë ai i kapitenit të kombëtares, Granit Xhaka: 2.63.
Xhaka luajti 33 ndeshje për Bayer Leverkusen, duke kontribuar gjithashtu me tre gola në kampionatin e parë në historinë e klubit
Xhaka tani është një nga gjashtë lojtarët e Leverkusenit që hynë në përzgjedhje”, shkruan mediumi zviceran.
11-shi i sezonit sipas “Kicker”
Gregor Kobel (Borussia Dortmund, nota mesatare: 2.75)
Mbrojtje
Jeremie Frimpong (Bayer Leverkusen, nota mesatare 2.68)
Waldemar Anton (VfB Stuttgart, nota mesatare 2.94)
Jonathan Tah (Bayer Leverkusen, nota mesatare 2.55)
Alejandro Grimaldo (Bayer Leverkusen, nota mesatare 2.57)
Mesfusha
Exequiel Palacios (Bayer Leverkusen, nota mesatare 2.52)
Granit Xhaka (Bayer Leverkusen, nota mesatare 2.63)
Florian Wirtz (Bayer Leverkusen, nota mesatare 2.24)
Jan-Niklas Beste (1. FC Heidenheim, nota mesatare 3.07)
Sulmi
Serhou Guirassy (VfB Stuttgart, nota mesatare 2.75)
Harry Kane (FC Bayern Munich, nota mesatare 2.75)
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena










