Jeta në Zvicër
Blerjet në Gjermani mund të bëhen më pak tërheqëse për zviceranët
Blerja jashtë shtetit është një hobi kombëtar në Zvicër me çmime të larta, por planet e reja mund ta bëjnë këtë më pak tërheqëse në Gjermani.
Aktualisht, blerja në Gjermani ka dy përfitime kryesore për banorët zviceranë që jetojnë afër kufirit gjerman. Së pari, vlera e çmimeve të shumë artikujve është më e lirë dhe, së dyti, blerësit zviceranë mund të kërkojnë prapa taksën gjermane të vlerës së shtuar (përgjithësisht 19 për qind) për produktet që blejnë përtej kufirit, përcjell albinfo.ch.
Tani për tani, nuk ka asnjë sasi minimale që blerësit duhet të shpenzojnë përpara se të kërkojnë këtë 19 për qind nga autoritetet gjermane.
Por, ndërsa blerësit zviceranë dhe bizneset gjermane përfitojnë nga marrëveshjet e tanishme, postat doganore gjermane shpesh janë të mbingarkuara me radhë të njerëzve që paraqesin dokumente për kthimin e TVSH-së ndërsa largohen nga vendi. Kjo gjithashtu krijon bllokime të trafikut në kufij, veçanërisht gjatë fundjavave.
Megjithatë, të mërkurën, kabineti gjerman aprovoi një projekt-masë që do të thotë që blerësit nga Zvicra do të jenë në gjendje të kërkojnë TVSH vetëm për blerjet mbi 50 €, siç konfirmoi një zëdhënës i kabinetit për Lokalin përmes emailit.
Projekt-masa duhet të miratohet nga Parlamenti gjerman dhe pritet të hyjë në fuqi në vitin 2020, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka zhvilluar një takim me përfaqësues nga... -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










