Kosova
Blerim Rexha: Hajninë nuk ua solla nga Austria
Ish-kryetari i Bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, Blerim Rexha, ka thënë se nuk ndihet i fyer nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, që sot e quajti “hajn ordiner”.
Rexha me anë të një postimi në “Facebook” ka thënë se Haradinaj është shqetësuar dhe po sillet me nervozizëm sepse ka kuptuar gabimin për shkarkimin e të gjithëve nga ky bord, përcjell albinfo.ch.
“Nuk po ndihem i fyer më shpifjet e juaja ndaj personalitetit tim. Po mundohem, bile edhe të kuptoj shqetësimin dhe nervozizmin tuaj lidhur me gabimin që keni bërë për shkarkimin të gjithë anëtarëve të Bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA). Gabim, që iu kam sqaruar në letrën time publike, një ditë pas kërkesës tuaj jo ligjore për shkarkim të Bordit të AKA. Gabimi është vetëm një pasojë e pasaktësisë së gjykimit, por këmbëngulja me një gabim tregon edhe mungesë karakteri”, ka thënë Rexha.
Ai ka shtuar se Haradinaj është bërë viktimë (me ose pa qëllim) e grupeve të interesit, mashtruesve dhe plagjiatorëve në arsimin e lartë.
“Veprimet e Bordit të kaluar, të gjitha ligjore, disa institucione i kanë parë si pengesë për vazhdimin e aktiviteteve të tyre biznesore. Thjeshtë, Bordi i kaluar ndali regjistrimin pakufi të studentëve, ndali akreditimin pa plotësim minimal të programeve me profesorë të rregullt, dhe shumë rezultate tjera. Rezultate, që i kemi bërë publike që atëherë dhe tani i di i gjithë opinioni kosovar. Rezultate që i ka pranuar edhe EQAR dhe ENQA”, ka shtuar Rexha. “I nderuar kryeministër nuk jam kam bërë “davë” në EQAR! Raportimi në EQAR është obligim ligjor, sipas rregullores së anëtarësisë, pas çdo ndryshimi substancial në Agjenci, mjafton që këshilltarët tuaj të lexojnë rregulloren. E kam ndie edhe obligim moral, ti njoftoi institucionet që kemi bashkëpunuar që jemi shkarkuar nga Bordi, për arsye që nuk i di askush, e madje as ju nuk i dini, siç edhe e konfirmuat sot. Është vonë të pohosh gabimet kur anija tani më është fundosur!”.
Rexha ka folur edhe për dorëheqjen e tij nga Agjencia Kosovare e Privatizimit.
“Lidhur me dorëheqjen time nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), ashtu siç e kam thënë atëherë, publikisht nuk jam pajtuar me politikat e privatizimit, si p.sh. të privatizohen 50 hektarë toke të Kosovës për 5.000 (5 mijë) euro! Besoj, që të dy pajtohemi, që toka e Kosovës vlen më shumë! Unë, atëherë, vetëm e ngrita zërin! Të tjerat i di opinioni ynë, mjafton të lexohen! Raportet e mia me miqtë ndërkombëtarë, janë gjithnjë e më të mira. Tendenca juaj dhe vartësve tuaj të fshihem prapa petkut amerikan dhe “informacioneve sekrete” nuk do koment dhe vetëm paraqet qasjen mjerane dhe vetëdijen e institucioneve që ju udhëhiqni”, ka shkruar Rexha.
Në fund Blerim Rexha ka thënë se fyerja se ai është hajn ordiner, është tentim njollosje për familjen e tij, shkollimin dhe karrierën si profesor.
“‘Fyerja’ juaj se unë jam ‘hajn ordiner’, nuk është njollosje vetëm për mua, është njollosje që po tentoni t’i bëni familjes time, shkollimit tim në Universitetin Teknik të Vjenës, karrierës time profesionale gati 10 vjeçare në Siemens të Austrisë dhe mbi 10 vite karrierë të suksesshme në Universitetin e Prishtinës. Prandaj, ju nuk mund të më fyeni, sepse ‘hajninë nuk ua solla unë nga Austria’, atë po e kërkoni në adresën gabuar! Kryeministër, ju i keni të gjitha mekanizmat në dispozicion, hidhi transparencë këtij proces!”, ka shkruar Rexha.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












