Kosova
Blihet radarin 8-milionësh, i cili ende nuk punon
Prokuroria po heton 3 zyrtarë të ASHNA’së
Prokuroria Speciale ka konfirmuar nisjen e hetimeve në rastin e keqpërdorimeve me tender në Agjencinë e Shërbimit të Navigacionit Ajror.
Tre persona, aktualisht, janë duke u hetuar për rastin e Radarit e Goleshit, i cili i kishte kushtuar shtetit 8 milionë euro, por që aktivizimi i tij nuk ndodhi në tërësi asnjëherë.
Rreth 7 muaj më parë, hetuesia kishte dorëzuar në Speciale një kallëzim penal për këtë rast, mirëpo deri më sot Prokuroria nuk ka hartuar ende aktakuzën.
Të pyetur nga KTV-ja, Prokuroria Speciale vetëm ka konfirmuar nisjen e hetimeve pa dhënë shumë detaje për këtë çështje.
“Ju njoftoj se rasti në fjalë është në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, si dhe janë duke u zhvilluar hetimet në bazë të Aktvendimit për fillim të hetimit. Momentalisht, nën hetim janë tre persona zyrtarë lidhur me veprat penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ nga neni 422 paragrafi 2 të KPRK-së, si dhe ‘Lidhja e kontratës së dëmshme’ nga neni 291, paragrafi 2, neni 81 dhe 31 të KPRK-së, të kryera në vazhdimësi”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Speciale.
Burime të KTV-së brenda Hetuesisë kanë bërë të ditur se sipas hetimit të tyre që ka rezultuar me kallëzim penal, dorëzuar muaj më parë në Prokurorinë e Shtetit, del se më shumë se 5 persona kanë kryer vepër penale në rastin e blerjes dhe përfundimit të kontratës për Radarin e Goleshit, por edhe për tenderët e tjerë, për të cilët në vazhdimësi ka raportuar “Kohavisioni”.
Më 12 shkurt të vitit 2017 “Kohavisioni” ka raportuar për kontratën e dyshimtë rreth blerjes së radarit, prishjet dhe kontrabandimin e pajisjeve. Radari i Goleshit vazhdimisht ka pasur prishje gjë që kishte dyshime se ai nuk ishte i ri, pavarësisht që kompania që e shiti thotë se atë e solli të ri, e po ashtu edhe ASHNA-ja.
Prishja e fundit i kishte detyruar zyrtarët e Agjencisë që në natën e vitit të ri, 2017 ta importojnë në mënyrë ilegale një pjesë rrotulluese “rotary joint”, e të cilën më pas e modifikuan në një punëtori mekanike në Ferizaj.
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë














