Tematike
Biznes fitimprurës apo kujdes për azilkërkuesit!
Një kompani në Zvicër kujdeset për më shumë se 6500 azilkërkues, duke inkasuar jo më pak se 70 milionë franga në vit
Kujdesi ndaj azilkërkuesve në Zvicër është biznes fitimprurës. Këtë më së miri e dëshmon ORS Service AG, shkruan gazeta “Berner Zeitung”. Në shtatë qendra në tërë Zvicrën përfshirë edhe 50 qendrat tjera rajonale të strehimit, kompania në fjalë kujdeset për më shumë se 6500 azilkërkues, duke inkasuar jo më pak se 70 milionë franga.
Humbëse në këtë mes, thotë gazeta në fjalë, janë organizatat humanitare. Vetëm në Basel, pastaj në Cyrih, Solothurn, Fribourg dhe Bernë, ORS ka gjithnjë e më shumë punë me azilkërkuesit. ORS ka për detyrë të sigurojë ushqimin, pastërtinë dhe të mbajë qetësinë në qendrat me azilkërkuesit. Punëtorët nuk kanë të drejtë të marrin në pyetje azilkërkuesit.
Kritikat më të ashpra për biznesin e ORS vijnë nga lëvizja” Sans-Papiers” dhe organizatat për të drejtat e njeriut.
Gjatë majit, një komitet “kundër urrejtjes ndaj të huajve dhe biznesit të azilit” kishte demonstruar kundër një qendre azili në Bernë. Demonstruesit ishin shprehur kundüer kushteve të mjerueshme në atë qendër dhe kundër tendencës për privatizim në fushë të azilit.
Por autoritetet e Kantonit të Bernës kundërshtojnë këtë qëndrim, duke thënë se ORS Service AG ka qenë e vetmja organizatë që ka pasur mjetet e nevojshme për të hapur qendrën brenda afatit të caktuar. Po ashtu, për shkak të situatës emergjente, gjegjësisht shtimit të shpejtë të kërkesave për azil, qendra është dashur të hapej sa më shpejt. Për këtë arsye, ajo qendër është dhënë në dorëzim pa shpallur tender për të.
Drejtori i firmës së përmendur thotë se “na zihet vazhdimisht për të madhe pse ne nxjerrim fitim nga puna e jonë. Por kjo nuk e ndryshon të vërtetën se punëdhënësit tanë janë të kënaqur me ne”, thotë Stefan Moll-Thiesen. Firma punon me efikasitet dhe ka administratë të pakët. Me 600 të punësuar, kjo ndërmarrje nga Cyrihu është aktori më i rëndësishëm i jashtëm në fushë të azilit, shkruan veç tjerash gazeta “Berner Zeitung”.
E-Diaspora
-
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri Të martën, më 15 shtator, në orën 19:00, para Hôtel de Ville në Gjenevë, është paralajmëruar... -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili














