Të tjera
“Bisha” Latifi, shënon fitoren e radhës
Latifi e ka filluar furishëm meçin dhe i kanë mjaftuar vetëm 14 sekonda për të triumfuar
Ilir Latifi ka vazhduar me fitore në një sport mjaft të veçantë, por edhe të vështirë. Latifi në UFC, ka mundur favoritin Ovince Saint Preux, shkruan albinfo.ch.
Kjo është cilësuar si një nga ndeshjet më të vështira në karrierën e shqiptarit, megjithatë, ia ka dal me shumë sukses.
Latifi e ka filluar furishëm meçin dhe i kanë mjaftuar vetëm 14 sekonda për të triumfuar.
Pas fitores, Latifi ka kërkuar t’i jepet mundësia të ndeshet për titull kampioni dhe i është drejtuar vet kampionit, i cili ishte në prezantim të meçit, Daniel Cormier, duke i kërkuar të ndeshen për titull.
“Ashtu siç kam thënë, unë kam ardhur për ta fituar ndeshjen, qoftë me goditje, qoftë me mundje. Por dua t’i flas një njeriu këtu; DC, ti je kampioni dhe një legjendë, ti e di se kam shumë respekt për ty, por eja të ndeshemi për titull”, ka thënë Latifi.
Në fund, Latifi ka folur edhe në gjuhën shqipe, duke iu drejtuar tifozëve në Shqipëri e Kosovë: “Ju dua shumë”.
Kjo është fitorja e dytë e madhe e Latifit, pasi vitin e kaluar mposhti Tyson Pedron, i cili deri para ndeshjes me Latifin nuk kishte pësuar asnjë humbje.
E-Diaspora
-
Xhaka-Gjimshiti, dy shqiptarët në garë për trofeun e Europa League Liga e Evropës do të ketë fitues shqiptar....
-
Kam pak kohë që jetoj në Zvicër, si mund të aftësohem/shkollohem në Lausanne?
-
“Dardania” nga Winterthuri shkëlqen në festivalin “Hasi Jehon 2024”
-
Kaq mërgimtarë u regjistruan deri më 9 maj
-
Ambasada e Kosovës në Austri u bën thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen
Jeta në Austri
-
Çfarë lejohet të bëjnë fëmijët vetëm sipas ligjit austriak? Vera po vjen, shkollat po mbyllen dhe shumë prindër do të pyesin veten se si do...
-
Si mund t’i zgjidhë Vjena “problemet e saj të imigracionit”?
-
Edhe Austria i kërkon Qeverisë së Kosovës draft-statutin në këmbim të anëtarësimit në KiE
-
Austria kualifikohet në finale të Eurovizionit
-
Ambasada e Kosovës në Austri u bën thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen