Shkurt.ch
Bilanci i punës së Evelin Widmer-Schlumpf
Evelin Widmer Schlumpf ka lënë pas një gjysmë viti turbulent si kryetare e Konfederatës zvicerane. Ajo më shumë është marrë me çështje financiare dhe tatimore.
Widmer-Schlumpf për herë të parë ka folur në një ballafaqim me gazetarët për dorëzimin në SHBA të emrave dhe të të dhënave bankare nga Zvicra.
Widmer-Schlumpf ka theksuar me këtë rast se përgjegjësia qëndron te bankat dhe te Autoriteti Financiar (Finma).
Ajo ka thënë se pa dorëzimin e të dhënave, gjendja do ishte më e vështirë në bankat kantonale zvicerane. Vendimi i Këshillit Federal ka pasur qëllim të tërheqë një vijë në zgjidhjen përfundimtare të mosmarrëveshjeve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Këshilli Federal ka autorizuar bankat për të siguruar të dhënat si pjesë e mbrojtjes për veten e tyre, tha ajo me rastin e paraqitjes së një bilanci të punës gjysmëvjeçare në krye të Këshillit Federal të Zvicrës.
“Nëse bankat po i mbajnë ende të dhënat apo jo, këtë nuk mund ta verifikojë qeveria”, tha Widmer-Schlumpf.
Edhe në gjysmën e dytë të vitit Widmer- Schlumpf do të jetë presidente dhe ministre e Financave e Konfederatës zvicerane.
Këshilli Federal në vjeshtë do të marrë një vendim për reformën e taksave ekologjike.
Ndërsa qytetarët zviceranë do të vendosin në një referendum nëse do të mbahet për marrëveshjet tatimore ndërmjet Zvicrës me Gjermaninë, Britaninë e Madhe dhe Austrinë.
Edhe në gjysmën e dytë të mandatit mbetet shumë punë për Widmer-Schlumpf. Ajo tashmë ka konfirmuar se ka ftuar në një takim presidentin francez, Francois Hollande.
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa












