Kosova
Bie përgjysmë importi i veturave të vjetra
Për dallim nga viti i kaluar, ku për periudhën janar - prill ishin importuar 7.100 vetura të vjetra, këtë vit janë importuar afro 4.000 mijë
Procedurat e shumta për zhdoganim si dhe taksat e larta për automjetet e përdorura, kanë ndikuar në uljen e importit të tyre.
Për dallim nga viti i kaluar, ku për periudhën janar – prill ishin importuar 7.100 vetura të vjetra, këtë vit janë importuar afro 4.000 mijë.
Sipas të dhënave të doganës, kjo ka shkaktuar 44 për qind më pak të hyra nga ky sektor për këtë vit, duke humbur 5.8 milionë euro taksë, raporton KTV.
Lidhur me këtë, të pakënaqur janë qytetarët, të cilët thonë se nuk kanë para për të blerë vetura të reja. Sipas tregtarëve që shesin vetura, atyre të përdorurave u është rritur çmimi, përcjell albinfo.ch.
Për njohësit e integrimeve evropiane, në krijimin e kësaj gjendjeje ka kontribuar ligji për kufizimin të importit të automjeteve deri në 10 vjet të vjetra.
Sipas Hamit Zogajt, Qeveria duhet t’i ndryshojë politikat e brendshme.
Vjetërsia e veturave të importuara është shfrytëzuar nga Qeveria gjithmonë për të mbushur më lehtë buxhetin me para.
Në fillim u lejua importi i veturave deri në 8 vjet të vjetra, por me rritjen e kërkesave në buxhet, u rrit edhe vjetërsia në 13 vjet, për t’u hequr kufizimi më pas.
Ndërsa, me ligjin e ri, veturat nuk mund të importohen me vjetërsi më të madhe se 10 vjet.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











