Lajme
Borë në Afrikën e Jugut, banorët, të befasuar
Mediat botërore shkruajnë se një i ftohtë i pazakontë ka befasuar banorët e Afrikës se Jugut, e përveç erërave të forta që merrnin gjithçka para vetes – ishte bora ajo që mbuloi vendin.
Thuhet se fillimisht reshjet ishin koncentruar në zonat malore, por më vonë edhe në ato urbane. E një prej atraksioneve më të mëdha turistike Ceres – rreth 180 kilometra larg Cape Town, mori ngjyrën e bardhë.
Në këtë rajon ka pasur reshje bore me një trashësi prej rreth 10 centimetra, e në tokë kishte mjaftueshëm borë që fëmijët të fillojnë t’i bëjnë dordolecët.
Lajmi për dordolecët në Ceres u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, kurse kolonat e veturave ishin me kilometra të gjata për shkak të interesimit të madh për ta parë borën.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












